Page 195 - Demo
P. 195
Tematika VIPËRBËRJA E POPULLSISË JUGOSLLAVE NË VITET ‘80Popullsia Numri i Popullsisë % në numrin e përgjithshëmJugosllavë 18 772 098 100%Serbë 6 547 117 41,5%Shqiptarë 750 431 4,8 %Maqedonas 810 126 5,1 %Malazezë 425 703 2,1 %Etj.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: e drejta për vetëvendosje federatë UDB spastrim etnik masakra e Tivarit status politikHistori përmes arsyetimit Shpjegoni zhvillimin e statusit politik dhe institucional të Kosovës nga viti 1945: “Spastrimi etnik” është një shprehje e përdorur shumë në vitet ‘90, në kuadër të luftërave në ish-Jugosllavi. A mund të identifikoni një rast tjetër më të hershëm të një spastrimi të heshtur etnik në territorin e Jugosllavisë?Histori përmes analizës Renditni kërkesat e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1945. Shpjegoni në ç’rrethana u gjendën nën Serbi, Maqedoni e gjetkë, Kosova e viset e tjera shqiptare jashtë kufijve politikë. Evidentoni format e rezistencës së popullsisë kosovare ndaj diskriminimit serb. Analizoni konceptin e vetëvendosjes dhe diskutoni nëse ky koncept ka lidhje me shqiptarët e Kosovës. Argumentoni diskriminimin etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë. Udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha, është shprehur në favor të autonomisë, por kundër republikës së Kosovës. Përse mendoni se mund të ketë mbajtur këtë qëndrim? A ishte në favor të popullsisë shqiptare në Kosovë ky qëndrim?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurive1945 ______________________ ______________________ ______________________ 1974 ______________________ ______________________ ______________________ 193

