Page 196 - Demo
P. 196
Regjimi i pushtimit serb në Kosovë. Procesi i diferencimit etnik e politik të shqiptarëve Veprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Pas vitit 1981, qeveria jugosllave e forcoi dhunën dhe represionin ndaj shqiptarëve. Ajo tkurri në vijimësi liritë politike dhe të drejtat njerëzore e kombëtare të tyre. Për diskriminimin etnik të tyre u iniciua i ashtuquajturi “proces i diferencimit ideopolitik”. Qëllimi i tij ishte likuidimi i institucioneve të tyre vetëqeverisëse.Arbitrariteti i regjimit serb kaloi në ekstrem, me ardhjen në fuqi të Sllobodan Milosheviçit. Ai i cilësoi të gabuara lëshimet në statusin politik të Kosovës dhe programoi masa për korrigjimin e tyre, me qëllim që të ringrihej autoriteti federal i Serbisë. Thelbin e programit të tij e përbënte parulla: “Të fitojmë me luftë atë që humbëm në paqe në Kosovë”. Goditje të rënda pësoi edhe arsimi, kultura dhe shkenca shqiptare. Duke parë rrezikun, shqiptarët e Kosovës shpallën një fushatë ku 400 mijë qytetarë u deklaruan kundër ndryshimeve kushtetuese. Në ruajtje të kësaj pozite, minatorët e Trepçes u ngujuan në grevë urie në galeritë e minierës. Me ta u solidarizuan studentët dhe mbarë populli i Kosovës. Si kundërpërgjigje, organet federale vendosën regjimin kolonial të administrimit ushtarak në Kosovë dhe dërguan atje mbi 150 mijë trupa ushtarake e policore. Më 23 mars 1989, Kuvendi i Kosovës, i rrethuar me tanke, dha “pëlqimin” për ndryshimet kushtetuese. Ai legalizoi suprimimin e autonomisë dhe vendosi vartësinë koloniale të Kosovës nga Republika e Serbisë. Regjimi i ri kishte në themel segregacionin kombëtar e metodat koloniale të drejtimit duke likuiduar institucionet legjitime në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës nuk u pajtuan kurrsesi me politikën e asimilimit kombëtar. Ata rritën përgjegjësinë qytetare, përsosën cilësinë e format e qëndresës antiserbe dhe i dhanë asaj edhe përmasë antikomuniste.Partia e parë jokomuniste, LDK-ja shpalli si objektiv strategjik zgjidhjen e çështjes së Kosovës me mjete paqësore e demokratike. Më 2 korrik 1990, deputetët e Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese, të cilën më vonë e shndërruan në Kushtetutë të Republikës së Kosovës. Për legjitimimin e saj, u organizua një referendum popullor. Një hap më tej u hodh me organizimin e zgjedhjeve të para parlamentare e presidenciale. Kuvendi i Serbisë i deklaroi të kundërligjshme organet vetëqeverisëse të krijuara në Kosovë. Ai mori masa për shpërndarjen e tyre dhe për vënien në kontroll të drejtpërdrejtë të rendit, sigurisë, pushtetit gjyqësor etj. Më 23 marspër ndvendi ridrShqkoe anPazgMSllobodan Milosheviç, karikaturë e Tejlor Xhons21 Trupa policore serbe gjatë demonstratave, 1981194

