Page 197 - Demo
P. 197
Tematika VIUdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaHarta e mendimeve.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton qëllimet e synuara nga regjimi serb i Milosheviçit ndaj Kosovës;• përshkruan reagimin e popullsisë shqiptare ndaj masave diskriminuese të ndërmarra nga shteti jugosllav;• shpjegon procesin e eliminimit të autonomisë së Kosovës në vitet 1989-1990.• analizon rrugët dhe mënyrat e rezistencës së shqiptarëve ndaj politikave shtypëse të autoriteteve jugosllave;• vë në dukje natyrën demokratike të lëvizjes së rezistencës së popullsisë shqiptare të Kosovës;• tregon qëndrimin e regjimit serb kundrejt përpjekjeve të shqiptarëve për t’iu kundërvënë politikave shtypëse dhe diskriminuese të tij. ZhvillimiParaprakisht, mësuesi u ka kërkuar nxënësve që të mbledhin informacione dhe të dhëna lidhur me tematikën e veprimtarisë. Në fillim të orës, me qëllim nxitjen e e diskutimit në klasë, mësuesi paraqet një kllaster dhe më pas fton nxënësit që të japin informacionet e tyre në lidhje me pikat e diskutimit.Në përfundim, mësuesi bën vlerësimin e nxënësve në varësi të informacioneve të mbledhura dhe aktivizimit gjatë diskutimit dhe debatit në klasë.AspektetpolitikeSfondihistorikNdryshimet kushtetuese dhe institucionaleRezistenca ndaj qëndrimit kolonial serb mbi KosovënGoditja e arsimit, kulturës dhe shkencësDhuna dhe terrori mbi popullsinëPozita kushtetuese e Kosovës195

