Page 199 - Demo
P. 199


                                    Tematika VIITema 1 Lëvizja studentore e dhjetorit (1990) dhe rrëzimi i regjimit komunistGrmicëhistorike“Goditjen përfundimtare e dhanë protestat studentore. Studentët kishin qenë në pararojë të lëvizjeve për vendosjen e pluralizmit politik dhe destalinizimin e plotë të jetës së vendit. Me studentët u bashkua edhe rinia dhe populli i kryeqytetit. Përballë gjendjes tejet të nderë, Ramiz Alia me shumë vështirësi u dorëzua përpara kërkesave të studentëve dhe pranoi sistemin shumëpartiak.” Valentina Duka, Histori e Shqipërisë, 1912-2000Shpallja e pluralizmit politik Masat e ndërmarra nga R. Alia nuk sollën efekte pozitive për ndryshimin e jetës ekonomike e politike në vend. Për rrjedhojë, në mesin e vitit 1990, vendi hyri në kolaps të plotë. Ai ndodhej në kufijtë ekstremë të një gjendjeje të jashtëzakonshme. Kriza i hapi rrugën kaosit dhe çorganizimit të përgjithshëm. Grupe njerëzish nisën disa veprimtari të organizuara antikomuniste me parulla antiparti. Në këtë situatë lindi një dukuri e re dhe lëvizje e panjohur ndër shqiptarët. Më 2 korrik 1990, mijëra qytetarë u përleshën me policinë, shembën muret e përfaqësive të huaja dhe kërkuan strehim politik. Disa ditë më vonë, gjendja u rëndua me shpërthimin e një eksodi masiv të shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit. Këto veprime, politika zyrtare i quajti akte huligane. I ndodhur në këtë situatë, si dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, R. Alia ndërmori disa reforma, si: largoi nga udhëheqja disa elementë prej pushtetarëve të vjetër komunistë dhe pajisi qytetarët azilkërkues me pasaporta. Për të krijuar përshtypjen e një fryme të re reformiste, ndau partinë nga shteti e shpalli një plan për rishikimin e rendit kushtetues. Por këto masa nuk e qetësuan gjendjen. Më 8 dhjetor 1990, në qytetin “Studenti” në Tiranë nisën protestat studentore me kërkesën për lejimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Ato u mbështetën nga pedagogë, intelektualë dhe qytetarë të Tiranës. Më 11 dhjetor, presidenti R. Alia, në takim me një përfaqësi të tyre, pranoi kërkesën për lejimin e pluralizmit politik. Lajmi u prit me entuziazëm nga gjithë populli.Më 12 dhjetor, një komision nismëtar i përbërë nga studentë e pedagogë shpallën krijimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), partia e parë politike opozitare në Shqipëri. Pas saj u krijuan radhazi Partia Republikane, Socialdemokrate etj. Ndërkohë, në qershor 1991, PPSh-ja ndryshoi emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh) dhe shpalli një program të ri statutor për t’iu përshtatur ndryshimeve nga diktatura në demokraci. Ambasada gjermane, korrik 19901Takimi studentorme Ramiz Alinë2197
                                
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203