Page 20 - Demo
P. 20
Themelimi i kolonive greke në Iliri u pasua nga një zhvillim i vrullshëm i këtyre vendeve si qendra urbane me aktivitet të shumtë ekonomiko-tregtar. Zhvillimi i urbanistikës, arkitekturës, kulturës, arteve, arsimit e kulteve në qendrat koloniale pati ndikim të madh edhe në zhvillimin ekonomiko-kulturor të ilirëve. Kolonitë u shndërruan në porta të mëdha hyrëse për kulturën mesdhetare në Iliri, gjë që ndikoi edhe në historinë e organizimit politik dhe shtetëror të ilirëve. Kolonitë ruajtën gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me metropolet e tyre, si dhe një status pak a shumë të pavarur në gjirin e shtetit ilir. Ato ishin gjithmonë të interesuara të mbanin marrëdhënie të mira dhe të përfitonin nga këmbimet me fiset ilire. Në disa momente të veçanta, Dyrrahu (Durrësi) dhe Apolonia u integruan edhe politikisht në shtetin ilir dhe elementi ilir i popullsisë së tyre ishte mbizotërues. Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:qytet-shtet mbretëri qendër politike konflikte territorialeproces kolonizimi kultura mesdhetare metropol integrim politik në shtetin ilirHistori përmes arsyetimitMbretëria Ilire ishte një faktor i rëndësishëm në rajon, me ndikim në ngjarje dhe situata të ndryshme.Cilat ishin shtetet kryesore rivale të Mbretërisë Ilire?Cilat ishin rrugët dhe mënyrat e ndikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës?Tregoni një rast suksesi dhe një rast dështimi në marrëdhëniet me fqinjët.Analizoni qëndrimin e Romës ndaj Mbretërisë Ilire. Në viset ilire u krijuan disa koloni greke që shpejt u bënë një element i rëndësishëm në historinë e popullsisë ilire.A mund të konsiderohet krijimi i këtyre kolonive si një akt pushtimi territorial?Çfarë sollën këto koloni në marrëdhëniet me popullsinë vendase ilire?Histori përmes analizësEvidentoni formacionet kryesore politiko-territoriale ilire.Tregoni përkatësinë fisnore të mbretërve të mëposhtëm:Analizoni raportet mes fiseve ilire dhe Mbretërisë Ilire.Cilat janë arsyet e ndryshimit të qendrës politike të Mbretërisë Ilire në periudha të ndryshme?Vini në dukje periudhën e fuqizimit më të madh të Mbretërisë Ilire.Shpjegoni pozicionin e kolonive greke në raport me Mbretërinë Ilire.Ilirët krijuan formacione të ndryshme shtetërore.Analizoni elementet që i japin karakter shtetformues këtyre formacioneve.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveGlaukia Bardhyli Teuta________________________________________________________________________FjalorKolonitë greke – qytet-shtete të themeluara në territore të huaja (jo greke) nga qytetet kryesore greke për arsye politike dhe ekonomike. u4 Enë nga nekropoli i Apolonisë18

