Page 200 - Demo
P. 200
Zgjedhjet e para pluraliste Shpallja e pluralizmit politik shënoi fitoren e parë të forcave demokratike. Kjo ndodhi në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet elektorale të 31 marsit 1991. Në këto zgjedhje PD-ja u prezantua me një program që synonte ndërtimin e shtetit të së drejtës, pronën private dhe rritjen e mirëqenies. Ajo kërkoi nga regjimi dënimin e kultit të Enverit si përgjegjës për të gjitha fatkeqësitë e vendit. Në përgjigje të kushteve të reja, edhe PPSh-ja hartoi një platformë për shtetin e së drejtës, stabilitetin politik dhe mirëqenien e individit. Në politikën e jashtme, të dy partitë u orientuan drejt integrimit të Shqipërisë në Evropë. Por ngurrimi i R. Alisë për t’u shkëputur nga e kaluara përbënte një pengesë serioze për proceset evropiane të Shqipërisë. Nga ana tjetër, gjendja ekonomike e vendit kishte arritur në nivele shumë të ulëta. Në shenjë revolte ndaj regjimit, qindra studentë e pedagogë nisën një grevë urie. Përveç kërkesave ekonomike, studentët shtruan nevojën e ndryshimit të programeve mësimore dhe kërkuan heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti i Tiranës. Pas refuzimit të kësaj kërkese nga R. Alia, më 20 shkurt 1991, studentët të përkrahur nga dhjetëra mijëra kryeqytetas çanë kordonët policorë dhe rrëzuan me forcë monumentin e diktatorit në qendër të Tiranës. Ndaj këtij akti, regjimi bëri presion duke nxjerrë në shesh tanket. Ai bëri thirrje për mbrojtjen e institucioneve dhe nxiti krijimin e grupeve enveriste. Vendi u gjend në prag të luftës civile. Për të shmangur katastrofën, R. Alia pranoi kërkesat e studentëve. Ai shkarkoi nga detyra kryeministrin Adil Çarçani dhe në vend të tij caktoi Fatos Nanon. Fundi i grevës së urisë së studentëve e qetësoi paksa gjendjen kritike dhe fushata elektorale u zhvillua e qetë. Zgjedhjet u mbajtën më 31 mars 1991. Ato ishin zgjedhjet e para pluraliste në vendin tonë. Zgjedhjet për në Kuvendin Popullor i fitoi përsëri PP-ja, kurse PD-ja mori vetëm 75 vende nga 250 gjithsej. Fundi i regjimit komunistRezultatin e zgjedhjeve të 31 marsit, PP-ja e cilësoi si dëshmi besimi nga populli. E zhgënjyer nga rezultati, opozita organizoi në Shkodër, më 2 prill, një tubim masiv antikomunist, ku mbetën të vrarë katër aktivistë të saj. Pas kësaj ngjarjeje, objektivi kryesor politik i opozitës u bë rrëzimi i qeverisë komuniste dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Me propozim të opozitës, më 29 prill 1991, parlamenti shfuqizoi Kushtetutën e vitit 1976 dhe miratoi ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Ky ligj kishte vlerën e një kushtetute të përkohshme. Ai fiksonte rregullat bazë që lejonin një qeverisje normale. Qeveria e asaj kohe, e drejtuar nga Fatos Nano, u gjend përballë vështirësive ekonomike gjithmonë në rritje. Varfëria ishte e skajshme dhe vendi u përfshi nga kriza humanitare. Në këto kushte, qeveria Nano dha dorëheqjen. Për zgjidhjen e krizës, partitë politike krijuan një qeveri të përkohshme me përbërje pluraliste, që u quajt Qeveria e Stabilitetit Kombëtar. Kryeministër i saj u caktua Ylli Bufi (PS), kurse zëvendëskryeministër, Gramoz Pashko (PD). Në kapërcimin e krizës dhanë ndihma qeveritë perëndimore, sidomos Italia, e cila organizoi një operacion për shpërndarjen e ndihmave.Qeveria e Koalicionit ndeshi shumë vështirësi, që buronin nga mungesa e bashkëpunimit midis forcave politike. Veç kësaj, nga fundi i vitit 1991, kriza e përgjithshme u gërshetua me krizën e bukës. Në vend shpërtheu paniku dhe anarkia. Për këtë gjendje, kryetari i opozitës S. Berisha bëri përgjegjës socialistët. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, 20 shkurt 19913FjalorAnarki – gjendje e çrregullt, në të cilën nuk ka shtet a nuk veprojnë ligjet; pështjellim e rrëmujë, ngaqë mungon drejtimi e organizimi.Eksod – emigrim i shumë njerëzve, largim masiv.Huliganizëm – akte vandale dhe dhune në vende publike, të ndërmarra kryesisht nga të rinj.Krizë humanitare – një ose një sërë ngjarjesh, që kërcënojnë shëndetin, sigurinë ose mirëqenien e një komuniteti ose të një grupi të madh njerëzish. 198

