Page 201 - Demo
P. 201


                                    Tematika VIILëvizja studentore, 19 shkurt 19914Ai i akuzoi për bllokimin e reformave dhe vendosi tërheqjen nga koalicioni. Ky vendim e detyroi R. Alinë të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Për organizimin e tyre u krijua një qeveri teknike me në krye Vilson Ahmetin. Në fushatën elektorale të 22 marsit 1992, opozita doli si grupim i fortë antikomunist. Ajo fitoi epërsi të dukshme politike nga dështimet e përsëritura të komunistëve. Për më tepër, opozita siguroi dhe një mbështetje të fortë politike perëndimore. Për rrjedhojë, në zgjedhjet e 22 marsit, ajo fitoi rreth 60% të vendeve. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe me kulturë demokratike. Vëzhguesit ndërkombëtarë i njohën si të rregullta. Fill pas tyre R. Alia dha dorëheqjen si president. Ky akt shënoi dhe fundin e periudhës gjysmëshekullore të pushtetit popullor. Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: pluralizëm politik azilkërkues organizatat e masave kulti i individit shteti i së drejtës Qeveria e Stabilitetit ndihma humanitareHistori përmes arsyetimit Në vitet 1989-1990, udhëheqja e Partisë së Punës dhe sidomos drejtuesi i saj Ramiz Alia, ndërmorën disa masa që synonin përballimin e krizës politike dhe ekonomike.• A mendoni se këto masa mund të quhen reforma të vërteta?• A ishin këto reforma të ndërmarra me vullnet nga ana e PP-së apo ishin të imponuara nga drejtime të tjera?• Sipas mendimit tuaj, cili ishte qëllimi real i këtyre reformave të ndërmarra nga PP-ja dhe çfarë lloj pluralizmi synonin të krijonin ato? Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991, me gjithë krizën e përgjithshme, PP-ja mori një shumicë të konsiderueshme votash dhe vendesh në parlamentin e parë pluralist.• Sipas jush, cilat ishin shkaqet e këtij afirmimi të PP-së me gjithë situatën e rënduar dhe protestat antikomuniste në vend?• Bëni kërkime dhe zbuloni nëse pati dallime mes zonave urbane dhe rurale për sa i përket përkrahjes së PP-së nga njëra anë dhe opozitës antikomuniste nga ana tjetër?• A ishte fitorja e PP-së një premisë për stabilitet politiko-shoqëror në Shqipëri?Histori përmes analizës Identifikoni tiparet e krizës në Shqipëri në fillim të vitit 1990. Përshkruani masat e marra nga PPSh-ja për tejkalimin e situatës së vështirë politike dhe ekonomike. Shpjegoni objektivat kryesorë të programit të Partisë Demokratike si forca kryesore opozitare. Analizoni situatën e krijuar, shkaqet dhe kërkesat e grevës së urisë të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Argumentoni nëse Qeveria e Stabilitetit Kombëtar e përmbushi misionin për të cilin u krijua. Zgjedhjet pluraliste të 22 marsit 1992 konsiderohen si zgjedhjet me standardet më të mira të kryera në Shqipëri që nga vendosja e pluralizmit politik. Përse mendoni se ka ndodhur një fenomen i tillë, pra që një nga proceset zgjedhore të para në Shqipëri të ketë pasur një standard më të mirë se ato që i kanë pasuar?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurive199
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205