Page 202 - Demo
P. 202
Qeveria e parë antikomunisteArdhja në fuqi e demokratëve shënoi një etapë të re në historinë e vendit. Më 9 prill 1992, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u zgjodh president i Shqipërisë. Ai ngarkoi Aleksandër Meksin të formonte qeverinë e parë antikomuniste me shumicë demokrate, por dhe me aleatë republikanë e socialdemokratë. Në postin e kryetarit të Kuvendit u zgjodh Pjetër Arbnori, ish-i burgosur politik. Për qeverinë e re, detyrë e ngutshme ishte ngritja e institucioneve demokratike. Qeveria mori përsipër pastrimin dhe reformimin e administratës publike. Për të nxitur reformat drejt ekonomisë së tregut, ajo privatizoi tokën bujqësore, njësitë artizanale e tregtare, banesat, si dhe liberalizoi çmimet e uli inflacionin. Kryerja e këtyre reformave u bë në kushtet e një konflikti të ashpër politik midis partive, i cili u thellua sidomos pas arrestimit dhe dënimit për korrupsion të kryetarit të PS-së, Fatos Nanos. Konflikte u shfaqën dhe në gjirin e PD-së. Si pasojë e tyre, ajo e humbi shumicën e cilësuar në Kuvend. Pika më e dobët e demokracisë shqiptare ishte pushteti gjyqësor. Reformimin e tij e pengonte mungesa e kushtetutës, për hartimin e së cilës u ngrit një komision nga qeveria Meksi. Mirëpo miratimi i saj me 2/3 e votave të Kuvendit nuk arrihej pa opozitën. Në këto kushte, Presidenti Sali Berisha e kaloi në popull për referendum. Referendumi i mbajtur më 6 nëntor 1994 i tha jo Kushtetutës.Kjo disfatë përkoi me afrimi e zgjedhjeve parlamentare të radhës. Klima zgjedhore e polarizoi jetën politike. Për pasojë, zhvillimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996, u shoqërua me parregullsi, të denoncuara nga opozita dhe nga komuniteti ndërkombëtar.Qeverisja e socialistëve (1997-2005)Demokratët i mohuan të gjithë zërat për manipulimin e zgjedhjeve. Presidenti Sali Berisha ngarkoi sërish A. Meksin për të formuar qeverinë e re. Por punën e saj e paralizoi debati mbi legjitimitetin e zgjedhjeve. Si rrjedhojë, opozita e bojkotoi Tema 2 Tranzicioni demokratik në Shqipëri (1990-2014)GrmicëhistorikeSi shumë popuj të Evropës Juglindore, edhe shqiptarët u përfshinë në proceset demokratike, pa një përvojë të mëparshme, e të vonuar në formimin qytetar dhe në zhvillimin ekonomik. Izolimi nga qytetërimi perëndimor e vështirësoi tej mase përthithjen e rregullave të demokracisë. PP-ja ngriti një sistem qeverisës që kishte në themel shkeljen e të drejtave të njeriut, shtypjen me dhunë të çdo kundërshtimi, mungesën e kulturës së shtetit ligjor, diktatin e pushtetit partiak mbi pushtetin shtetëror etj. Ky sistem antivlerash u bë pengesë serioze për procesin e kalimit nga diktatura në demokraci.Sali Berisha, president i Shqipërisë, 1992-19971Rexhep Meidani, president i Shqipërisë, 1997-20022200

