Page 203 - Demo
P. 203
Tematika VIIparlamentin. Bojkoti i saj u gërshetua me krizën e skemave piramidale, që nxiti shpërthimin e trazirave popullore. Në pamundësi të gjetjes së një kompromisi midis forcave politike, vendi u përfshi nga kaosi dhe anarkia. Për të dalë nga situata, ndërhyri bashkësia ndërkombëtare. Në 9 mars 1997, me ndërmjetësimin e OSBE-së, partitë politike nënshkruan një marrëveshje kompromisi. Ato ranë dakord për një qeveri koalicioni me kryeministër Bashkim Finon, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, më 29 qershor 1997. Edhe kësaj radhe, zgjedhjet u shoqëruan me parregullsi dhe shfaqje dhune. Ato i fitoi e majta, me mbi 2/3 e vendeve në parlament. Pas kësaj fitoreje, ajo premtoi të ringrinte me shpejtësi institucionet e shtetit. Me 24 korrik, parlamenti zgjodhi president Rexhep Meidanin, kurse kryeministër u caktua Fatos Nano. Qeveria Nano i kërkoi opozitës që të bashkëpunonin për të nxjerrë vendin nga kriza. Për vendosjen e rendit e të sigurisë, ajo ndërmori një aksion për pastrimin e vendit nga bandat e armatosura që gëlonin kudo. Kurse për rimëkëmbjen e ekonomisë kërkoi hua dhe investime nga jashtë, duke hartuar një program investimesh 1998-2001. Edhe pas fitores së socialistëve, situata politike mbeti e nderë. Partitë politike u përfshinë në një konflikt të ashpër, i cili u rëndua edhe më shumë me vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, më 12 shtator 1998. Kjo ngjarje e detyroi Nanon të jepte dorëheqjen. Vendin e tij e zuri kryeministri i ri, Pandeli Majko. Për qeverinë Majko, hapi i parë për t’u ndërmarrë ishte Kushtetuta, e cila u miratua me referendum, më 22 nëntor 1998. Përplasjet politike në PS, e detyruan Majkon t’ia linte vendin Ilir Metës. Në zgjedhjet elektorale të 24 qershorit 2001, socialistët morën një mandat të dytë. Në këto vite, mori hov industria e ndërtimit. U ndërtuan disa akse rrugore kombëtare si Tiranë-Durrës, Rrogozhinë-Fier, Tiranë-Shkodër, Durrës-Qafë-Thanë. Në qershor 2002, Alfred Moisiu u zgjodh President i Shqipërisë me anë të një votimi konsensual. Gjatë mandatit të dytë, PS-ja përjetoi një çarje të thellë; Ilir Meta u shkëput nga PS dhe krijoi Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI). Rikthimi i PD-së në pushtet 2005-2009 (Qeveria e Berishës) Në zgjedhjet që u zhvilluan në korrik 2005, fitorja i takoi PD-së, që kishte 8 vjet në opozitë. Pas kësaj fitoreje, kryeministër i vendit u zgjodh Sali Berisha. Programi i tij përbëhej nga tri elemente: qeveri e vogël; masa efektive kundër kontrabandës, trafikut klandestin e evazionit fiskal; dhe nxitja e ritmeve të zhvillimit ekonomik. Me këtë program ambicioz, qeveria shpejtoi ritmet për ndërtimin e infrastrukturës Fakte historikeVitet e tranzicionit në Shqipëri janë përcjellë me debate të shumta për çështje të tilla, si ndërtimi i institucioneve demokratike dhe i ekonomisë së tregut, ritmi i reformave dhe ndikimi i proceseve integruese në realitetin shqiptar etj. Vëmendje të posaçme në artikulimin publik ka marrë funksionimi e organizimi i partive politike, sjellja e tyre në fushata, kontestimi i proceseve zgjedhore etj. E përbashkëta e tyre është pozicioni mbizotërues i partive në raport me institucionet, ligjet dhe vetë shoqërinë. 3 Alfred Moisiu, president i Shqipërisë, 2002-2007 4 Bamir Topi, president i Shqipërisë, 2007-20125 Kushtetuta e Shqipërisë201

