Page 204 - Demo
P. 204


                                    rrugore të vendit. Në themel të saj qëndronte rruga e re kombëtare Durrës-KukësMorinë, në formën e një autostrade me 4 korsi, e cila u përurua në qershor 2009. Përpjekje të konsiderueshme u bënë në luftën kundër korrupsionit të përhapur në dogana dhe tatime. Politika fiskale u karakterizua nga një thjeshtësim dhe minimizim, që nxiti investimet në disa sektorë të ekonomisë. U krijua Agjencia e Privatizimit, e cila ndërmori dhe koordinoi privatizimin e disa ndërmarrjeve të mëdha në sektorë strategjikë si telekomunikacionet dhe energjetika. Zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe zgjedhja e presidentit të ri, Bamir Topi, e normalizuan luftën politike në Shqipëri dhe institucionalizuan dialogun politik midis forcave politike. Por gjendja në vend pësoi një tronditje të rëndë me shpërthimin në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, ku humbën jetën 26 vetë. Për këtë tragjedi, qeveria u ngarkua me përgjegjësi të rëndë. Në zgjedhjet elektorale të 28 qershorit 2009, PD-ja doli fituese, ndonëse opozita socialiste dhe koalicioni i majtë e konsideruan si të parregullt procesin e numërimit të votave dhe nisën luftën politike për transparencë të procesit zgjedhor.Zgjedhjet elektorale të vitit 2013Për të siguruar shumicën qeverisëse, kryeministri Berisha bëri marrëveshje me LSI-në e Ilir Metës. Problem i mprehtë për qeverisjen e tij u bë kriza ekonomike, për shkak të së cilës u frenuan ritmet e rritjes ekonomike, u rrit papunësia dhe u përkeqësua jetesa e popullsisë. Pozita e qeverisë u vështirësua edhe nga qëndrimi kategorik i opozitës për hapjen e kutive dhe për rinumërimin e votave në disa zona zgjedhore. Ajo braktisi parlamentin dhe kërkesën e saj e shndërroi në lëvizje protestuese. Kulmin e saj, kjo lëvizje e shënoi më 21 janar 2011, kur para Kryeministrisë u mbajt një demonstratë antiqeveritare. Demonstrata degjeneroi në dhunë, ndaj për shpërndarjen e saj u përdorën armë zjarri. Për rrjedhojë u vranë 4 demonstrues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. 21 janari e tronditi rëndë opinionin dhe tensionoi konfliktin politik, pozitë-opozitë. Me gjithë presionin ndërkombëtar, PD dhe PS nuk pranonin zgjidhje kompromisi. Përkundrazi, në qershor 2012, me votat e shumicës u zgjodh president Bujar Nishani, një figurë e lartë e PD-së. FjalorReferendum popullor – formë e shprehjes së mendimit të popullit për një çështje shtetërore e shoqërore me rëndësi të veçantë.President konsensual – president i zgjedhur me mirëkuptim midis të gjitha forcave politike.Shumicë e cilësuar – tre të katërtat e vendeve në parlament. 6 Tuneli i KalimashitBujar Nishani, president i Shqipërisë, 2012-20177202
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208