Page 205 - Demo
P. 205


                                    Tematika VIIHistori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: qeveri koalicioni jetë politike e polarizuar skemë piramidale OSBE investime të huaja proces zgjedhor transparent evazion fiskal kompromisHistori përmes arsyetimit Përpjekja e presidentit Berisha për miratimin e kushtetutës nëpërmjet referendumit në vitin 1994, përfundoi pa sukses. Merrni informacione nga interneti dhe përgjigjuni pyetjeve:• Cilat forca politike e kundërshtuan miratimin e kësaj kushtetute?• Identifikoni arsyet kryesore që motivonin këtë kundërshtim. Kriza e vitit 1997 ishte një ngjarje shumë traumatike për demokracinë shqiptare, që rrezikoi seriozisht deri edhe ekzistencën e vetë shtetit.• Cila ishte situata ekonomike që solli shpërthimin e kësaj krize?• Po ajo politike? Cila mendoni se ishte më e rëndësishme?Histori përmes analizës Evidentoni përparësitë e qeverisë së Partisë Demokratike pas ardhjes në pushtet në vitin 1992. Shpjegoni kontestimet e opozitës në lidhje me procesin e votimit dhe rezultatin e zgjedhjeve të vitit 1996. Vini në dukje detyrat kryesore që shtroheshin përballë qeverisë socialiste të F. Nanos. Analizoni arritjet dhe dështimet e qeverisë demokratike pas rikthimit në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2005. Argumentoni faktorët që ndikuan në ardhjen përsëri në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 2013. Dialogu mes forcave politike ka qenë dhe mbetet një prej pikave më të dobëta të dialektikës politike në Shqipëri. Sipas mendimit tuaj, përse forcat politike shqiptare kanë thuajse gjithnjë nevojë për ndërmjetës, kryesisht të huaj, për të dialoguar dhe për të arritur marrëveshje mes tyre?  Bëni kërkime në internet për skemat piramidale dhe debatoni rreth pasojave të tyre.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivePunë praktike Plotësoni tabelën për kushtetutat në Shqipëri sipas këtyre kërkesave:Kushtetuta 1914 1920 1925 1928 1946 1976 1998Forma e qeverisjesPrincipatësovraneKryetari i shtetitOrgani ligjvënësNë këtë situatë konfliktuale, filloi fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Në zgjedhje konkurruan dy koalicione. Për kauzën e fitores, koalicioni i djathë, përdori sloganin “Koha për ndryshim”, ndërsa i majti kishte si kryefjalë “Rilindjen”. Koalicioni i majtë, pas bashkimit me LSI-në dhe premtimit për rilindjen e vendit arriti një fitore me 3/5 e vendeve në parlament. Në shtator 2013, u krijua qeveria e re me kryeministër liderin socialist Edi Rama. 8 Zgjedhjet parlamentare, 2013203
                                
   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209