Page 206 - Demo
P. 206
Tema 3 Procesi i integrimit euroatlantik të Shqipërisë (1990-2014)GrmicëhistorikeIntegrimi evropian është procesi më i rëndësishëm, në të cilin është përfshirë ndonjëherë Shqipëria. Nëpërmjet tij, ajo synon të bëhet pjesë e Evropës jo vetëm në aspektin gjeografik, historik e kulturor, por edhe në atë politik e institucional. Të gjitha qeveritë shqiptare pas vitit 1990 kanë rënë dakord dhe kanë deklaruar qartë synimin për integrim në BE. Shoqëria shqiptare, po ashtu ka shfaqur vullnet e unitet të qartë për përqafimin e zbatimin e ligjeve dhe rregullave standarde të familjes evropiane.Integrimi evropian i Shqipërisë Rrëzimi i komunizmit dhe vendosja e pluralizmit politik në vitet ‘90, bëri që politika e jashtme e Shqipërisë të orientohej drejt integrimit evropian, gjë që përbënte thelbin e programit për të gjitha forcat politike shqiptare. Shqiptarët e përmbysën regjimin komunist me moton: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Shqipëria i hodhi hapat e parë drejt integrimit evropian që më 1991, me anëtarësimin në OSBE (Organizata e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian). Një tjetër ngjarje me rëndësi shënoi anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës, në qershor të vitit 1995. Paralel me këto zhvillime, Shqipëria nënshkroi marrëveshje dypalëshe me FMN-në (Fondi Monetar Ndërkombëtar), me Bankën Botërore, me Bankën Evropiane të Zhvillimit dhe me organizma të tjerë ndërkombëtarë. Megjithatë, qeveria e PD-së, më 1992, hartoi një program të detajuar për integrimin evropian të vendit. Ky program synonte krijimin e legjislacionit e të institucioneve demokratike, forcimin e ekonomisë së tregut dhe politikat e sigurimit kombëtar e rajonal etj. Në përputhje me këta objektiva, u morën masa për intensifikimin e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian, të cilat i ofruan Shqipërisë ndihma ushqimore, asistencë teknike dhe juridike etj. Ndërmjet viteve 1992-1996, ndihmat e BE-së llogariteshin në rreth 650 milionë dollarë. Gradualisht, me këto vende u nënshkruan një varg marrëveshjesh të karakterit politik, ekonomik, shkencor, kulturor etj. Qeveria shqiptare e shpalli Italinë dhe Gjermaninë me statusin e “partnerit mik”. Italia u bë dhuruesja kryesore e ndihmave të BE-së për Shqipërinë. Këto ndihma patën rëndësi jetike për përballimin e krizës së urisë dhe skamjes që kishte pllakosur shqiptarët pas përmbysjes së regjimit të vjetër. Operacioni me emrin “Pelikan”, deri në vitin 1993, shpërndau mijëra tonë ndihma humanitare. Deri në vitin 1996, investimet italiane në Shqipëri përfaqësonin rreth 68% të investimeve të huaja. Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, ShBA-ja dhuroi 224,1 milionë dollarë ndihma, në vitet 1991-1996.Me nismën e BE-së dhe ShBA-së, më 10 qershor 1999, u krijua Pakti i Stabilitetit. Ky organizëm kishte si qëllim të nxiste integrimin evropian të vendeve të Evropës Juglindore. Shqipëria u bë pjesëtare aktive e Paktit të Stabilitetit.1 Parlamenti Evropian204

