Page 207 - Demo
P. 207
Tematika VIIPranimi i Shqipërisë në NATONë strategjinë e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, një vend të veçantë zënë përpjekjet për anëtarësimin e saj në NATO. Pas ndryshimeve të viteve ‘90, shteti demokratik shqiptar shfaqi vullnet politik për zgjidhjen paqësore të konflikteve në Ballkan. Ai deklaroi se dialogu, bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal përbënin përparësi në politikën e jashtme. Për këto qëndrime të përmbajtura, shteti shqiptar mori vlerësime dhe siguroi mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Në vitin 1992, Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Atlantikut Verior. Më pas nënshkroi marrëveshjen e Partneritetit për Paqen të ofruar nga NATO-ja. Në bazë të programit të partneritetit, filloi procesi për reformimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare në përputhje me standardet e ushtrive të Aleancës. Në këtë kuadër, u zgjeruan marrëdhëniet ushtarake me ShBA-në, Turqinë, Gjermaninë etj. Me shpërthimin e luftës në Kosovë, Shqipëria fitoi një status të veçantë në marrëdhëniet me Aleancën. Në vijim të rrugës së integrimit drejt saj, u nënshkrua “Pakti Adriatik 3”, në të cilin bënin pjesë Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia. Pakti mundësonte organizimin kolektiv të tri vendeve, për zbatimin e reformave standarde, ekonomike, politike e sociale. Rolin e koordinimit të reformave e luante NATO-ja dhe ShBA-ja.Lidhjet me NATO-n u intensifikuan më tej pas vizitës së presidentit të ShBAsë Xhorxh Bush (George W. Bush) në Shqipëri, në qershor të vitit 2007. Kjo ishte një vizitë historike për shqiptarët, e cila shpejtoi ritmet për plotësimin e standardeve dhe marrjen e ftesës së pranimit në NATO në Samitin e Bukureshtit. Vendimi për pranimin si anëtare me të drejta të plota në NATO u mor më 4 prill 2009, në kuadrin e festimeve të 60-vjetorit të saj. Drejt negociatave për anëtarësim në BE Pas marrjes së mandatit të dytë (2001), socialistët ndërmorën masa të reja për integrimin e vendit në BE. Më të rëndësishmet ishin aplikimi për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) me BE-në dhe vendosja e kontakteve institucionale ndërmjet Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian dhe organizmave të tjerë të BE-së. Këto kontakte krijuan premisa pozitive për miratimin e MSA-së. Por BE-ja konstatoi se në vend nuk po bëhej luftë efektive ndaj korrupsionit, trafiqeve të paligjshme, dhe krimit të organizuar për arritjen e sigurisë dhe të rendit. Në këto kushte, nuk po plotësoheshin standardet për nënshkrimin e MSA-së.Qeveria e re Berisha, e krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2005, u vetëparaqit si qeveri e integrimit dhe nisi një program të detajuar reformash kundër korrupsionit, kontrabandës, emigracionit ilegal, evazionit fiskal dhe bëri të mundur plotësimin hap pas hapi të standardeve që kërkoheshin për arritjen e MSA-së.Këto reforma përmirësuan imazhin për Shqipërinë. Gjatë vitit 2008, parlamentet e vendeve të BE-së, ratifikuan MSA-në e Shqipërisë me BE-në, e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2009. Po ashtu, në funksion të objektivit për liberalizimin e vizave, 4 Pa viza në EvropëVizita e presidentit të ShBA-së, Xhorxh Bush në Shqipëri, 20073Çaste nga pranimi i Shqipërisë në NATO2205

