Page 208 - Demo
P. 208


                                    qeveria shqiptare, përmbushi gradualisht dhe detyrimet e BE-së. Ajo forcoi kontrollin mbi territorin, vendosi regjim kalimi kufitar, si dhe pajisi qytetarët me mjete identiteti të sigurisë së lartë. Falë këtyre masave, në nëntor 2010, Bashkimi Evropian vendosi liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Procesi i integrimit evropian shënoi një tjetër arritje, pas zgjedhjeve të vitit 2013. Në qershor 2014, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Në kuadër të thellimit të reformave për forcimin e shtetit ligjor, qeveria e Edi Ramës i kushtoi rëndësi të veçantë Reformës në Drejtësi. Miratimi me konsensus i kësaj reforme, nxiti BE-në (dhjetor 2016), të rekomandonte çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.Shkruani një ese me temë: “Evropa demokratike... afër apo larg?”Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: integrimi evropian Fondi Monetar Ndërkombëtar Operacioni “Pelikan” Partneriteti për Paqen Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit liberalizimi i vizave Statusi i vendit kandidat Reforma në DrejtësiHistori përmes arsyetimit Që nga fillimet e demokracisë, një nga objektivat më të rëndësishëm të çdo qeverisjeje ka qenë dhe mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.• Sipas mendimit tuaj, cilat janë disa prej të mirave që do të rridhnin nga ky anëtarësim?• Cilat mendoni se janë ndër pengesat kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE? Deri para pak vitesh, marrja e një vize nga qytetarët shqiptarë për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian (zona Shengen) ishte një ndërmarrje shumë e vështirë. Aktualisht, shqiptarët udhëtojnë pa pengesa në vendet e BE-së. Bëni kërkime në internet për t’iu përgjigjur pyetjeve:• Çfarë është “zona Shengen”?• Si quhet procesi që e bëri të mundur këtë lëvizje të lirë të qytetarëve shqiptarë në vendet e zonës Shengen?• Çfarë rregullash duhen zbatuar për të qarkulluar lirshëm në zonën Shengen? Çfarë dënimesh parashikohen kur shkelen këto rregulla?Histori përmes analizës Shpjegoni kuptimin e parullës “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Renditni disa prej nismave dhe marrëveshjeve në drejtim të integrimit evropian të Shqipërisë. Analizoni ndihmën e vendeve të BE-së dhe evidentoni rëndësinë e saj për zhvillimin e Shqipërisë. Evidentoni procesin dhe rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe kontributin e saj në kuadër të kësaj organizate. Tregoni se në ç’fazë gjendet Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Me gjithë vështirësitë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, përkrahja e popullit për këtë proces është në nivele shumë të larta. A mendoni se ka forca të interesuara që Shqipëria të mos përparojë në këtë rrugë? Shpjegoni mendimin tuaj, duke e ilustruar me shembuj nga njohuritë dhe informacionet që keni.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohurivePullë e Postës Shqiptare, emetuar në 20145206
                                
   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212