Page 209 - Demo
P. 209
Tematika VIITema 4 Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e shtetit demokratik të Kosovës (1990-2014)Grmicëhistorike“Në fillim të marsit, në afërsi të qytezës së Prekazit, në krahinën autonome jugosllave të Kosovës, njësitet paraushtarake serbe sulmuan me tërbim fshatrat etnike shqiptare dhe vranë me dhjetëra njerëz. Familje të tëra u dogjën së gjalli brenda shtëpive të tyre. Ndër viktimat kishte gra, fëmijë dhe pleq; mijëra vetë morën arratinë. Kjo qe dhuna më e egër në krahinë që nga Lufta II Botërore.” “Zonja sekretare”, Madeleine AlbrightDështimi i dialogut Prishtinë-BeogradKrijimi i institucioneve shqiptare në Kosovë u shoqërua jo vetëm me mosnjohje nga shteti serb, por edhe me përdorimin e dhunës dhe të presioneve politike. Subjekti politik shqiptar me në krye Ibrahim Rugovën vazhdoi punën për konsolidimin e institucioneve vetëqeverisëse. Ai kërkoi ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për parandalimin e dhunës ushtarake serbe. Përkundër kësaj politike, qeveria e Bujar Bukoshit e zhvilloi veprimtarinë në emigracion. Presidenti Rugova u deklarua prerë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me anë të dialogut. I ndikuar edhe nga faktori ndërkombëtar, ai e absolutizoi rolin e kësaj rruge, duke i dhënë edhe një përmasë simbolike gandizmi. Pas mbarimit të luftës në Bosnje (1995), mbizotëronte mendimi se lufta duhej shmangur dhe çdo problem duhej zgjidhur vetëm me negociata. Prandaj dialogu Prishtinë-Beograd u pranua nga pjesa më e madhe e opinionit shqiptar. Dialogu shqiptaro-serb paraqiste vështirësi të mëdha, për shkak të konflikteve tradicionale mes dy popujve. Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar (me përjashtim të Shqipërisë) nuk e njohu Republikën e Kosovës. Qeveria serbe përfitoi nga ky qëndrim dhe i shpërndau me forcë institucionet e saj. Ajo nuk pranonte të ulej në tryezë, pasi nuk i njihte shqiptarët si palë e barabartë. Edhe një marrëveshje mbi arsimin shqip e nënshkruar nga Rugova e Milosheviçi në shtator 1996 mbeti në letër. Çlirimi i Kosovës Në fillim të vitit 1998, shpresat për zgjidhjen paqësore të krizës së Kosovës u zbehën. Thellimi i konfliktit shqiptaro-serb e bëri të pashmangshëm fillimin e luftës së armatosur. Këtë mision e mori përsipër Ushtria Çliritmare e Kosovës (UÇK), e cila filloi të organizonte aksione guerile kundër njësiteve policore e ushtarake serbe. Ajo u bë një faktor i rëndësishëm i qëndresës antiserbe dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në luftën çlirimtare. Platforma e saj për liri dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike u përkrah nga i gjithë populli shqiptar. Si kundërpërgjigje, regjimi serb ndërmori sulme radhazi kundër popullsisë civile. Këto sulme i shtriu edhe mbi popullsinë e pafajshme, përfshirë gra, fëmijë, pleq etj. Djegia e shtëpive, dëmtimi i pronave e burgosjet e intelektualëve u përhapën dhe u intensifikuan. Ngjarja e parë e përgjakshme ishte ajo e Prekazit (mars 1998), ku forcat serbe vranë komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe vranë Presidenti i ShBA-sëB. Klinton dhe presidenti i Republikës së Kosovës I. Rugova1Adem Jashari, komandant i UÇK-së2207

