Page 21 - Demo
P. 21
Tematika ISituata e të nxënit Vizitat në muze ose vendndodhje historike dhe arkeologjike janë pjesë përbërëse e domosdoshme e mësimdhënies së historisë. Shqipëria është e pasur me vende për t’u vizituar, ku nxënësi/ja mund të njihet me kulturën materiale dhe historinë e vendit të tij.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• njeh vlerat dhe dëshmitë historike dhe arkeologjike të popullit shqiptar;• rrit interesin për t’u ballafaquar me kërkimin e burimeve historike me karakter material.ZhvillimiRekomandohet që, paraprakisht, mësuesi/ja të orientojë nxënësit për të grumbulluar materiale rreth vendit të përcaktuar për t’u vizituar.Vizitë në muze Veprimtariprak ti k eUdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaVizitë në grup/ diskutim.Sugjerohet që vizita të kryhet në një muze (kombëtar ose muzeu lokal më i afërt me shkollën, i pajisur me pavijon arkeologjie). Si alternativë, dhe në përputhje me mundësitë praktike, vizita mund të zhvillohet në një vendndodhje arkeologjike parahistorike ose qytet ilir (p.sh.: Shkodër, Lezhë, Zgërdhesh, Bylis, Dimal, Antigone, Finiq, Butrint, Amantia) apo koloni greke (Durrës, Apoloni, Orikum). Në përfundim të vizitës diskutohen arritjet kulturore, artistike, teknologjike, ndërtimore, urbanistike etj. të ilirëve.1 Antigonea Finiqi 219

