Page 210 - Demo
P. 210
21 anëtarët e familjes së tij. Ngjarje të tilla u përsëritën në fillim të vitit 1999 në Reçak e Rugovë. Pas refuzimit të marrëveshjes së Rambujesë nga Serbia, zgjidhjen e konfliktit në Kosovë e mori në dorë NATO-ja. Më 24 prill 1999, NATO-ja filloi sulmet ajrore mbi objektet ushtarake serbe në Kosovë e në Serbi. Gjatë luftës, ushtria jugosllave vrau mbi 15 mijë shqiptarë dhe dëboi nga Kosova mbi 1 milionë vetë. Më 9 qershor 1999, qeveria jugosllave u detyrua të nënshkruante marrëveshjen për tërheqjen e trupave nga Kosova. Më 12 qershor 1999, në Kosovën e çliruar hynë trupat e NATO-s, nën emrin KFOR. Sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova u vendos nën protektoratin ndërkombëtar, që u quajt UNMIK. Shpallja e pavarësisë së Kosovës Fill pas çlirimit, në Kosovë u legjitimuan institucionet e pavarura. Në vitin 2002 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat konfirmuan president Rugovën dhe kryeministër Bajram Rexhepin. Deri në fillim të vitit 2008, opinioni publik u përfshi në një debat të hapur lidhur me statusin e ardhshëm politik, ku ide mbizotëruese u bë pavarësia. Kjo ide mori përmasa ndërkombëtare. Ajo u përkrah nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj., por u kundërshtua fort nga Rusia dhe deri diku nga Kina. Për t’i dhënë zgjidhje problemit, Këshilli i Sigurimit ngarkoi ish-presidentin e Finlandës, Marti Ahtisarin, të hartonte statusin e ardhshëm të Kosovës. Pas një pune disavjeçare, ai hartoi një plan që parashikonte krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, por me garanci ndërkombëtare. Plani i Ahtisarit u mirëprit nga shqiptarët dhe nga qeveritë Perëndimore, kurse Rusia e bllokoi miratimin e tij në Këshillin e Sigurimit. Përballë kësaj situate, më 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e shtetit të Kosovës. Në këtë vendimmarrje historike, ai u ndihmua nga ShBA-ja dhe BE-ja. Për shqiptarët, pavarësia e Kosovës përbën ngjarjen më të rëndësishme historike, pas Pavarësisë Kombëtare të vitit 1912. Një ditë më pas, shteti i ri i Kosovës u njoh ndërkombëtarisht nga ShBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Shqipëria etj. Shtetet e BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës janë: Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.Ngritja e institucioneve të shtetit të KosovësPavarësia, edhe pse e mbikëqyrur, i dha shpejt efektet pozitive. Gradualisht filloi ngritja e institucioneve të reja demokratike. Fillimisht, u miratua Kushtetuta e re e Kosovës, si dhe një numër ligjesh që buronin nga paketa Ahtisari. Si rezultat i tyre dhe i organizimit të zgjedhjeve demokratike u rrit stabiliteti politik në vend. Provë për këtë ishte dhe zgjedhja me konsensus e presidentes Atifete Jahjaga, (2011-2016) e para grua në këtë post në historinë e shtetit shqiptar. Nga viti 2006, zgjedhjet elektorale e transferuan pushtetin te PDK-ja me Hashim Thaçin në krye. Në vitin 2010, Kryeministri Thaçi rikonformoi mandatin e dytë qeverisës.Qeveria Thaçi ndërmori një sërë reformash për ngritjen e institucioneve vetëqeverisëse dhe forcimin e sovranitetit të shtetit në Kosovë. Si rezultat i Personazh historikIbrahim Rugova mbetet një PICſIWTCVGODNGOCVKMGVÅhistorisë bashkëkohore të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij, Kosova ndërtoi një shtet paralel me të gjitha institucionet qeverisëse. Ai ideoi dhe kultivoi një lëvizje paqësore civile që mund të quhet e veçantë në llojin GXGV/GMÅVÅNÅXK\\LGſVQKmbështetje mbarëkombëtare dhe e shndërroi Kosovën në çështje ndërkombëtare. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës4Trupat e NATO-s duke hyrë në Kosovë, 19993208

