Page 211 - Demo
P. 211
Tematika VIItyre, në vitin 2012, u hoq mbikëqyrja ndërkombëtare. Po ashtu edhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë rrëzoi padinë serbe dhe konfirmoi se deklarata e pavarësisë shkonte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.Deri tani, shteti i Kosovës është njohur nga 111 shtete të botës. Për shtetin e ri, integrimi euroatlantik mbetet një proces politik jetik. Në vitin 2011, BE-ja rekomandoi negociata për marrëveshjen e MSA-së, por mosnjohja e Kosovës nga disa vende anëtare e ka vonuar për disa vjet nënshkrimin e saj. Një sfidë tjetër për qeverinë e Kosovës u bënë marrëdhëniet me Serbinë, e cila nuk pranon të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Për normalizimin e tyre funksionon një tryezë bisedimesh Prishtinë-Beograd në nivel të lartë nën drejtimin e BE-së.Zgjedhjet e vitit 2014 në Kosovë krijuan një ekuilibër të ri politik. Në interes të stabilitetit institucional, dy forcat e mëdha politike e ndanë pushtetin me konsensus; Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u emërua kryeministër, kurse Hashim Thaçi u zgjodh Presidenti i Republikës së Kosovës. Tashmë, me përjashtim të gjyqësorit, që është nën juridiksionin e EULEX-it, shteti demokratik i Kosovës ushtron sovranitet legjislativ dhe ekzekutiv. Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:institucionet ilegale në Kosovë UNMIK UÇKÇështja Kosovë - Serbi në GJND plani Ahtisari njohje ndërkombëtareHistori përmes arsyetimitIbrahim Rugova ideoi dhe drejtoi një lëvizje masive të rezistencës paqësore kundër shtypjes së të drejtave të shqiptarëve prej Serbisë dhe për një zgjidhje të statusit të Kosovës.• Si ishte e strukturuar kjo lëvizje në praktikë?• Krahasoni argumentet pro dhe kundër kësaj lëvizjeje në lidhje me të ardhmen e Kosovës.• Cili ishte niveli i përkrahjes ndërkombëtare për këtë lëvizje dhe a pati kjo përkrahje një ndikim konkret në terren?Më 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë dhe krijimin e shtetit të saj të pavarur.• Cila është pozita ndërkombëtare e shtetit të Kosovës?• A ka mundur qeveria e Kosovës të shtrijë autoritetin e saj mbi gjithë territorin e Kosovës?• Cili prej pushteteve në Kosovë nuk është nën sovranitetin e qeverisë së saj?Histori përmes analizësDalloni karakterin e lëvizjes së udhëhequr nga Ibrahim Rugova nga lëvizja e UÇK-së.Vini në dukje vështirësitë e dialogut shqiptaro-serb në vitet ‘90.Shpjegoni pozicionin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me statusin e Kosovës referuar procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Evidentoni situatën në Kosovë në prag të shpërthimit të konfliktit të armatosur.Shpjegoni thelbin e planit Ahtisari në lidhje me statusin e Kosovës.Analizoni sfidat me të cilat përballej Republika e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.Procesi i nisur nga shteti serb kundër pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, u mbyll me një fitore historike për Kosovën.Hulumtoni informacione në lidhje me kërkesën e Serbisë në këtë gjykatë, argumentet kryesore të palëve dhe vendimin përfundimtar të gjykatës dhe paraqitini në formën e një prezantimi.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveFjalorGandizëm – përmbledhje parimesh, besimesh të Mahatma Gandit, udhëheqës shpirtëror i +PFKUÅ6JGNDKKſNQ\\QſUÅUÅtij ishte: kundër dhunës, pro demokracisë. UNMIK – Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së.EULEX – Mision i BE-së në Kosovë për administrimin gjyqësor.209

