Page 212 - Demo
P. 212
Qytetari në demokraci Veprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Demokracia është një sistem që nxjerr në plan të parë lirinë e individit. Në këtë kuadër, roli i këtij të fundit si qytetar është thelbësor në dy drejtime kryesore: • qytetari duhet të japë kontributin e tij në respektimin e rregullave dhe ligjeve që hapësira e lirisë të mos kthehet në anarki;• qytetari duhet të luajë gjithashtu rol në gjykimin dhe presionin pozitiv ndaj politikës, për rritjen e përgjegjësisë së kësaj të fundit.Edukimi është një nga proceset më të rëndësishme dhe kyçe në forcimin e këtij roli thelbësor të individit si qytetar në një shoqëri dhe shtet demokratik.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• tregon tiparet kryesore të rolit të qytetarit në demokraci;• shpjegon raportin e qytetarit me komunitetin ku ai zhvillon veprimtarinë e tij jetësore, shoqërore dhe profesionale;• krahason rolin e qytetarit mes sistemit diktatorial dhe atij demokratik, duke u thelluar në të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarit;• analizon zhvillimin e raportit mes qytetarit dhe pushtetit në demokraci.Sheshi “Skënderbej”, Tiranë1210

