Page 213 - Demo
P. 213
Tematika VIIZhvillimiNxënësit ndahen në grupe të vogla dhe secilit grup i jepet një tematikë, për të cilën duhen bërë kërkime dhe duhet zhvilluar në formën e një prezantimi përfundimtar. Ndër temat që sugjerohen si tematika të punës në grupe mund të jenë:Individi dhe komuniteti Bashkëjetesa• Çfarë është identiteti?• Stereotipet dhe paragjykimet. • Si zhvillohen perceptimet mes individëve në një komunitet? • Barazia mes anëtarëve të një komuniteti si barazi përpara ligjit. Diversiteti dhe pluralizmi• Si mund të jetojnë njerëzit së bashku në mënyrë paqësore? • Respektimi i mendimeve dhe i opinioneve të tjetrit.Konflikti• Çfarë duhet bërë nëse nuk pajtohemi me mendimet dhe zgjedhjet e njëritjetrit?• Cilat janë rrugët për tejkalimin e konflikteve në një komunitet?Përgjegjësia shoqërore• Cilat janë të drejtat tona dhe cilat janë rrugët për mbrojtjen e tyre?• Çfarë lloj përgjegjësish kanë njerëzit? Pjesëmarrja në jetën shoqërore• Përfshirja e qytetarit në iniciativat që lidhen me komunitetin ku jeton.• Organizimet e qytetarëve, OJQ-të etj.Pushteti dhe kompetencat • Qytetari dhe qeveria. Cili duhet të jetë raporti mes qytetarit dhe qeverisë së tij?• Kontrolli i qeverisjes dhe llogaridhënia e saj te qytetari.Në përfundim, nxënësit paraqesin prezantimin e tyre në klasë. Në bazë të këtij prezantimi nxitet një diskutim i shkurtër ku nxënësit e tjerë shprehin mendimet e tyre lidhur me tematikën. Mësuesi/ja nxjerr konkluzionet e diskutimit dhe vlerëson nxënësit/et lidhur me argumentet e paraqitura dhe pjesëmarrjen në diskutim.UdhëzimKoha2 orë mësimore.MetodaPunë në grup. Vështrim krahasues.211

