Page 214 - Demo
P. 214


                                    Evidentoni shtresën shoqërore që u godit më shumë nga regjimi komunist menjëherë pas luftës dhe identifikoni shkakun.Cilat ishin tiparet e modelit ekonomik që nisi të zbatohej në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore?Arsyetoni mbi zhvillimin e politikës ekonomike në sektorin bujqësor shqiptar gjatë periudhës komuniste.Politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë komuniste kanë kaluar nëpër disa periudha në varësi të aleancave dhe orientimit të tyre.x Evidentoni periudhat që karakterizojnë politikën e jashtme shqiptare dhe shtetet me të cilat krijoi aleanca ndërkombëtare Shqipëria.x Vini në dukje arsyet e ndryshimeve të kësaj politike.x Analizoni arsyet e izolimit progresiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.Shpjegoni orientimin e ekonomisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.Interpretoni domethënien e boshtit ideologjik: mësim – punë prodhuese – edukim fizik dhe ushtarak.Analizoni motivet kineze për ndihmën e gjithanshme të tyre për një vend të vogël e të largët si Shqipëria. Evidentoni tiparet e represionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e regjimit komunist në Shqipëri.Shpjegoni shkaqet e krizës ekonomiko-shoqërore të shtetit komunist shqiptar gjatë viteve ’80.Cilët ishin treguesit e politikës diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi?Përshkruani hapat kryesorë të Shqipërisë drejt integrimit evropian.Ku qëndron ngjashmëria mes lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës dhe gandizmit, si koncept dhe praktikë rezistence?212
                                
   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218