Page 215 - Demo
P. 215
Tematika VIIMODEL PROJEKTIShteti shqiptar, sa larg dhe afër EvropësRezultatet e të nxënitGjatë zhvillimit të këtij projekti, nxënësi/ja:x evidenton rrethanat historike dhe pozitën e trojeve shqiptare në fillim të shek. XX;x analizon qëndrimet e Fuqive të Mëdha ndaj procesit të krijimit të shtetit të pavarur shqiptar;x vë në dukje përpjekjet e qarqeve patriotike shqiptare për konsolidimin e pozitës së shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe qëndrimin e Fuqive të Mëdha;x vlerëson politikën e jashtme të monarkisë shqiptare;x evidenton pozitën e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore; x analizon aleancat dhe pozicionin ndërkombëtar të shtetit komunist shqiptar pas luftës;x përshkruan politikën e izolimit në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë komuniste;x identifikon hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.Burimet kryesore të informacionit dhe mjetet në përdorimTeksti Historia 11, interneti, materiale të shkruara, materiale audiovizuale, biseda me specialistë.Metodologjia që do të përdoretPunë në grup, hulumtim, intervista, diskutim, analizë, paraqitje, debat.Organizimi i klasësNxënësit/et do të ndahen në grupe, duke u orientuar nga periudhat e ndryshme të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit shqiptar. Përveç prezantimit të punës në grup, synohet të ndërtohet një vështrim krahasues në kohë i politikës së jashtme të shtetit shqiptar.Projekti zhvillohet në faza, duke filluar me përcaktimin e temës dhe duke vazhduar me gjetjen e materialeve, përpunimin e tyre dhe deri në arritjen e një produkti përfundimtar.Çështjet që do të trajtohenx Shpjegimi i rrethanave historike të trojeve dhe popullsisë shqiptare në përfundim të procesit të shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe rreziqet me të cilat përballeshin ato.x Evidentimi i rolit të Fuqive të Mëdha evropiane dhe qëndrimet në favor apo kundër shtetit shqiptar duke analizuar përplasjet e interesave mes tyre.x Arsyetimi i raportit mes përpjekjeve të faktorit të brendshëm dhe konjukturave ndërkombëtare, në konsolidimin e pozitave ndërkombëtare të Shqipërisë. x Analizimi i koncepteve “bashkim personal”, “Shqipëri e Madhe”, “pavarësi relative”, në kuadër të pozitës së shtetit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.x Hulumtimi i ndryshimeve në politikën e jashtme të shtetit komunist shqiptar, orientimin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndryshimet e aleancave. x Debat mbi tiparet, ngjarjet kryesore dhe politikat përcaktuese të pozicionit të Shqipërisë në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare drejt një izolimi progresiv. Udhëzime për realizimin e projektitNxënësit/et:x ndahen në grupe nga mësuesi, me qëllim realizimin e projektit, njihen me përmbajtjen e tij, burimet e informacionit dhe me metodën e punës dhe japin idetë e tyre;x marrin nga mësuesi/ja sugjerime mbi shpërndarjen e punës dhe ndajnë detyra brenda grupit;x nxënësit/et raportojnë paraprakisht punën e bërë në faza të ndryshme të projektit , ndaj u këshillohet të tregojnë vëmendje të veçantë për origjinalitetin e punimit.x evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit mes tyre;x në përfundim të projektit, bëhet paraqitja e punës së secilit grup, në mënyrë elektronike ose me anë të posterave, skemave etj., sipas vendimmarrjes së grupit;x dorëzohet produkti i shtypur dhe CD shoqëruese;x diskutohen dhe debatohet në klasë lidhur me përfundimet e arritura; x nxënësit/et vlerësojnë argumentet e njëri-tjetrit; mësuesi/ja vlerëson punën e secilit grup lidhur me argumentet dhe mënyrën sesi e kanë paraqitur projektin.213

