Page 22 - Demo
P. 22
Lindja e shtetit në Epir. Lidhja MoloseMe termin Epir, grekët e vjetër quanin tokën (steren), ose më konkretisht tokën përballë ishujve të detit Jon. Ky term hyri në histori për të shprehur njësinë territoriale, që fillon nga gjiri i Ambrakisë në jug dhe shkon deri në Qafën e Llogorasë dhe luginën e Vjosës në veri, nga malet e Pindit në lindje e deri në brigjet e Jonit në perëndim. Sikurse territori i Ilirisë, edhe Epiri banohej nga shumë fise. Burimet e shkruara bëjnë fjalë për ekzistencën e 14 fiseve epirote, por mund të kenë qenë më shumë. Ndër kryesorët përmenden fiset e thesprotëve, kaonëve dhe molosëve.Epiri, veçanërisht gjatë shekullit V p.e.s., njohu përparimin e shpejtë të zejtarisë, blegtorisë dhe të këmbimeve tregtare me botën greke. Në gjysmën e dytë të shekullit IV p.e.s., lindën një numër qytetesh të reja si Gitana (Gkoumani, Greqi), Foinike (Finiq) etj.Tema 5 Shteti i EpiritGrmicëhistorike“...Gjatë fushatës së Pirros, romakët lidhën edhe një marrëveshje me kartagasit... Ajo përmbante të gjitha pikat e marrëveshjeve të mëparshme, por i shtohej edhe kjo: “Në qoftë se njëri ose tjetri nga të dy shtetet bënte aleancë me Pirron, ai duhej të shënonte me shkrim këtë kusht: do t’u lejohej të ndihmonin njëri-tjetrin, në qoftë se njëri nga të dy sulmohej në vendin e tij; cilido qoftë nga të dy që do të kishte nevojë për këtë ndihmë i takonte Kartagës ta furnizonte me anije si transporti, ashtu edhe lufte, por secili vend mbante trupat me shpenzimet e veta...” “Libri III”, PolibiRreth fundit të shekullit V p.e.s., fisi i molosëve doli si fisi më i rëndësishëm i Epirit, i cili krijoi Mbretërinë Molose, të kryesuar nga mbreti Tharypa (423-385 p.e.s.). Tharypa ndërmori disa reforma të suksesshme me karakter ekonomik, ushtarak e kulturor, që e forcuan akoma më shumë Mbretërinë Molose. Tharypa pasohet në fron nga i biri, Alketa, që erdhi në pushtet edhe me ndihmën e ilirëve.Nën Alketën, molosët e shtrinë ndkimin e tyre edhe mbi disa fise të tjera më të vogla që arritën t’i bashkojnë në një formacion më të madh politik që u njoh me emrin Lidhja Molose.Pamje e qendrës së qytetit të Butrintit1 2 Pamje nga qyteti i Antigonesë, Gjirokastër20

