Page 23 - Demo
P. 23


                                    Tematika INë mesin e shekullit IV p.e.s., Lidhja Molose arriti një pikë të lartë të zhvillimit të saj ekonomik dhe ushtarak. Në krye të saj erdhi Aleksandri Molos, i cili e shtriu ndikimin e shtetit përtej kufijve të Epirit, pas një ekspedite ushtarake në Italinë e jugut. Aleksandri u ftua të luftonte në krah të qytetarëve të Tarentit dhe arriti disa suksese të rëndësishme derisa në 330 p.e.s., u vra në fushën e betejës. Menjëherë pas vdekjes së tij, organizimi politik i Lidhjes Molose ndryshoi, duke u shndërruar në një shtet federativ të njohur me emrin Aleanca Epirote.Epiri në kohën e sundimit të PirrosKriza politike që pasoi vdekjen e Aleksandrit Molos vazhdoi deri në ardhjen në fron të Pirros së Epirit (297-272 p.e.s.). Me formimin e tij ushtarak dhe cilësitë individuale, Pirroja u shqua si një drejtues vizionar e i vendosur dhe arriti një numër suksesesh në fushat ekonomike, ushtarake dhe politike. Nën drejtimin e tij, Epiri u shndërrua në një faktor të rëndësishëm të botës mesdhetare të kohës. Nga ana tjetër, Pirroja forcoi shumë edhe pushtetin e tij mbretëror dhe kreu disa lidhje të forta diplomatike me shtete fqinje nëpërmjet martesave të shumta me bijat e sundimtarëve të tyre (me Antigonën, bijën e Ptolemeut I të Egjiptit, por edhe me Brikenën, bijën e njërit prej mbretërve ilirë, Bardhylit të Ri). Megjithëse Pirroja kishte hipur në fron me mbështetjen e mbretërisë ilire, ai ndoqi një politikë të jashtme të pavarur, me distancë të barabartë si nga Iliria ashtu edhe nga Maqedonia. Madje, në momente të caktuara, Pirroja u tregua mjaft ambicioz ndaj territoreve të Mbretërisë Ilire dhe asaj Maqedonase. Fuqizimi politik dhe ushtarak i Epirit u shoqërua edhe me përparimin e tij ekonomik që dëshmohet nga zhvillimi i mëtejshëm i jetës qytetare dhe aktivitetit ndërtues në qytetet më të rëndësishme të Epirit.shumPnbanëndaFupMonedhë e Pirros,emetuar në Sirakuzë,278 p.e.s.Pirro i Epirit (prezantim artistik)345Mbreti Pirro në betejën e Askolit (279 p.e.s.)Ilustrim nga Xhuzepe Rava21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27