Page 24 - Demo
P. 24
Fuqizimi i madh i Aleancës Epirote gjatë qeverisjes së Pirros tërhoqi përsëri vëmendjen e qytetit të Tarentit (Taranto), Itali, që e thirri Pirron për ndihmë në luftën e vet me Romën. Mobilizimi ushtarak i Pirros ishte shumë i madh: 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës, 2000 varkëtarë, 500 hobetarë dhe 200 elefantë. Ndeshja e parë me ushtrinë romake u zhvillua në 280 p.e.s., pranë Herakleas, ku Pirroja arriti një fitore spektakolare. Ushtria romake u ripërgatit dhe, në 277 p.e.s., u ndesh përsëri me Pirron, këtë radhë pranë Askulit. Pirroja doli përsëri fitues, por pësoi humbje të mëdha. Që nga kjo kohë, në fjalorin ushtarak fitore të tilla që shoqërohen me humbje të mëdha quhen “fitore si e Pirros”. Pas fitores së dytë, Pirroja u thirr për ndihmë edhe nga qytete të Sicilisë dhe veçanërisht Sirakuza, për t’i ndihmuar në përpjekjet për çlirimin nga Kartagjena. Pirroja iu përgjigj thirrjes dhe arriti disa suksese edhe në Sicili, por shpejt u detyrua të largohet përsëri për në Tarent për të përgatitur ndeshjen e tretë me Romën. Kjo ndodhi pranë qytetit të Beneventos, ku ushtria e Pirros pësoi disfatë pothuajse të plotë. Ky ishte edhe fundi i aventurës së tij në Itali, pas së cilës u kthye përfundimisht në Epir. Aty u riorganizua edhe një herë me ushtrinë e vet për të ndërmarrë fushata të tjera të suksesshme kundër Maqedonisë, në 274 p.e.s. Sukseset e reja e çuan Pirron përsëri larg Epirit, deri në konflikte me Spartën dhe Argosin, në 272 p.e.s. Në këtë të fundit mbeti i vrarë, duke mbyllur një etapë të gjatë dhe shumë të lavdishme të historisë së Epirit në kohën e lashtë.Pas vdekjes së Pirros, Aleanca Epirote e humbi fuqinë e saj politike dhe ushtarake, gjë që solli rënien përfundimtare të sistemit monarkik në Epir, në vitin 234 p.e.s.Fakte historikeMbretëria molose ishte një nga shtetet më të rëndësishme në historinë politike të Epirit. Ajo ishte besnike e dinastisë së aiakidëve që pretendonin se ishin pasardhës të Akilit. Aristoteli e përshkruan pushtetin mbretëror molos si një monarki të OQFGTWCTVÅMWſ\\WCTndryshe nga mbretëria ilire apo ajo maqedonase që dominoheshin nga pushteti i mbretit. Sipas Plutarkut, mbretërit aiakidë shkëmbenin betime me nënshtetasit e tyre: ata betoheshin se do të qeverisnin sipas ligjeve, nënshtetasit betoheshin se do t’i qëndronin besnikë mbretit.Legjionarë romakë në përballje me një prej elefantëve të luftës së Pirros së Epirit, 280 p.e.s.,(ilustrim artistik)Vdekja e Pirros së Epirit në Argos (272 p.e.s.) – Ilustrim6722

