Page 25 - Demo
P. 25


                                    Tematika IMblidhni fakte, kuriozitete dhe fotografi për jetën e Pirros së Epirit dhe dhe përdorini ato për të shkruar biografinë e tij.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Epir Mbretëria Molose shtet federativ  “fitore si e Pirros” sistemi monarkik i Epirit politikë e jashtme e pavarurHistori përmes arsyetimit Mbretëria Ilire ndërhyri disa herë në politikën e brendshme të shtetit të Epirit. Shpjegoni ku qëndronte interesi i Mbretërisë Ilire në këtë ndërhyrje. Evidentoni sukseset dhe dështimet në këtë qëndrim të Mbretërisë Ilire ndaj Epirit. Shteti i Epirit nën Pirron ndoqi një politikë të jashtme aktive. Evidentoni rivalët kryesorë të shtetit të Epirit nën kryesimin e Pirros. Vini në dukje konfliktin kryesor të Epirit të Pirros në fushën e politikës së jashtme. A mendoni se largimi i shpeshtë i Pirros nga Epiri krijonte problem në fushën e politikës së brendshme? Histori përmes analizës Evidentoni natyrën e formacioneve shtetërore të mëposhtme:  Tregoni kufijtë tradicionalë të shtetit të Epirit. Përshkruani konsolidimin e shtetit epirot para Pirros. Analizoni rrugët se si Pirroja e konsolidoi pushtetin e tij mbretëror. Cilat ishin fitoret kryesore ushtarake të Pirros së Epirit? Shpjegoni ecurinë e shtetit të Epirit pas vdekjes së Pirros. Epiri është një koncept gjeografik dhe historik që vjen nga lashtësia deri në ditët tona. Si shfaqet koncepti i Epirit në kohën e sotme?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveLidhja EpirotePas vdekjes së Pirros, Aleanca Epirote u riorganizua mbi baza republikane dhe u quajt Lidhja Epirote. Në këtë Lidhje siguroheshin të drejta të barabartapër të gjitha formacionet fisnore pjesëmarrëse. Kryeqendra e Lidhjes u caktua qyteti i Foinikes (Finiqi). Reformat e shumta politike dhe financiare të Lidhjes së re bënë që Epiri të mëkëmbet gradualisht në kufijtë e tij të periudhës para sundimit të Pirros. U zhvilluan shumë qytetet e Kaonisë dhe aktiviteti ekonomik e tregtar. Në vitin 167 p.e.s., Epiri hyri nën autoritetin e Romës, sikurse edhe pjesa më e madhe e shteteve kryesore të Ballkanit.Lidhja EpiroteMbretëria MoloseAleanca Epirote____________________________________________________________________________________________________________8 Teatri i Finiqit23
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29