Page 26 - Demo
P. 26
Lindja e shtetit dardanMbretëria Dardane lindi në shekullin IV p.e.s., në një territor që banohej nga shumë fise, ndër të cilët mbizotëronin dardanët. Territori i Dardanisë përkonte me atë të Kosovës së sotme, në veriperëndim me atë të Maqedonisë, me jugun e Serbisë dhe me një pjesë të Sanxhakut. Dardania kishte një pozitë shumë të favorshme strategjike, sepse ishte vendosur gjeografikisht ndërmjet fuqive të mëdha ballkanike (mbretërisë ilire, maqedonase dhe thrake), si dhe përshkohej nga luginat e disa lumenjve kryesorë (Drin, Vardar, Moravë, Ibër). Nga ana tjetër, Dardania gëzonte shumë pasuri natyrore si ar, argjend, hekur, territore të përshtatshme bujqësore dhe shumë pyje e kullota. Këto pasuri natyrore qëndronin edhe në bazën e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Dardanisë, veçanërisht në shekujt IV-II p.e.s.Dardanët shfaqen relativisht vonë në burimet historike. Përmendja e tyre e parë i takon mesit të shekullit IV p.e.s., gjatë përshkrimit të luftërave dhe zgjerimit të autoritetit të Maqedonisë drejt veriut. Tipar i politikës së jashtme dardane ishin konfliktet e vazhdueshme me Maqedoninë për të zotëruar territoret e mbretërisë Paione. Synimet ekspansioniste të shtetit të fortë të Maqedonisë u bënë një nga shtysat për bashkimin politik e ushtarak të fiseve të ndryshme dardane në një formacion të vetëm shtetëror. Të dhënat historike për procesin e formimit të shtetit te dardanët janë shumë të kufizuara. Rreth mesit të shekullit IV p.e.s., ishin formuar disa nga qendrat më të rëndësishme qytetare në territorin e Dardanisë. Mes tyre përmendim Damastionintë vendosur shumë pranë burimeve minerare të argjendit (ende i palokalizuar saktësisht), Skupi (Shkupi, Maqedonia e Veriut), Naisi (Nish, Serbi), Ulpiana (prane Prishtinës, Kosovë) etj. Pra, pavarësisht burimeve të kufizuara historike, Dardania shfaqet në mesin e shekullit IV p.e.s., si njësi politiko-ekonomike dhe ushtarake, me mbretin në krye të mbështetur nga aristokracia fisnore, si dhe qendra të rëndësishme urbane te të cilat bazohej zhvillimi ekonomik i vendit.Mbretëria Dardane dhe organizimi i saj politikForca dhe rëndësia e Mbretërisë Dardane duket qartë në fillimin e shekullit III p.e.s. Në vitin 280 p.e.s., një dyndje e madhe kelte rrezikoi Dardaninë, por edhe Maqedoninë e Greqinë më në jug. Dardanët u mobilizuan për ta përballuar këtë situatë të vështirë, dhe njëkohësisht i ofruan një ndihmë shumë të madhe Tema 6 Mbretëria DardaneGrmicëhistorike“...Po këto ditë, Atenagora, komandant i mbretit, arriti dardanët që po tërhiqeshin nga Maqedonia dhe në fillim i shqetësoi prapavijat e tyre; por kur dardanët kthyen flamujt dhe u vendosën me radhë të rregullta përballë armikut, beteja u zhvillua njëlloj si në një luftë të vërtetë. Por sapo dardanët viheshin në rrugë, njerëzit e mbretit i bezdisnin me kalorësinë dhe këmbësorinë e tyre të lehtë, kurse dardanët nuk kishin ushtri të këtij lloji dhe ishin të ngarkuar me armë të rënda; por natyra e vendit i ndihmonte...” “Libri XXXI”, Tit Livi Pamje ngavendbanimi nëkalanë e PrizrenitFigurinë terrakotenga epoka neolitikenë Dardani1224

