Page 27 - Demo
P. 27
Tematika Iedhe Maqedonisë. Historiani romak Justini tregon se mbreti i dardanëve i ofroi Maqedonisë 20 000 ushtarë për mbrojtjen nga dyndja kelte. Kjo ngjarje tregon se vetëm një shtet i madh dhe i fuqishëm politikisht e ushtarakisht mund të kishte mundësinë të ofronte një ndihmë të tillë. Nga ana tjetër, mobilizimi dhe thyerja e dyndjes kelte, hedh dritë mbi një rast pothuajse unikal, që i sheh dardanët të përpiqen për të vendosur marrëdhënie miqësore me Maqedoninë. Kjo nuk vazhdoi gjatë dhe gjendja konfliktuale u shfaq përsëri lidhur me zgjerimin e Maqedonisë në Paioni, në gjysmën e dytë të shekullit III p.e.s. Në përpjekjet për çlirimin e Paionisë na përmendet Longari, si mbreti i dardanëve, i cili i detyroi maqedonasit të angazhohen në një konflikt serioz me Dardaninë. Konfliktet dardanomaqedonase u bënë të shpeshta gjatë gjithë shekullit III p.e.s., duke penguar zgjerimin territorial të Maqedonisë jo vetëm drejt veriut, por edhe në raport me shtetet e tjera ballkanike: Ilirinë, Greqinë, Epirin. Nga burimet historike, ushtria dardane na paraqitet si një ushtri e madhe në numër dhe e organizuar mirë në falanga me nga 8000 ushtarë. Ajo kishte edhe shumë kalorës të armatosur rëndë, te të cilët mbështetej shpesh edhe taktika luftarake.Megjithëse u shndërruan në një forcë të konsiderueshme rajonale, dardanët nuk duket se arritën atë zhvillim ekonomik, shoqëror dhe organizim të lartë politik si ilirët e jugut. Në krye të strukturës shtetërore qëndronte mbreti, i cili ishte shprehje e unitetit të fiseve dardane dhe përfaqësues i interesave dhe i politikës së jashtme të mbretërisë. Pushteti mbretëror ishte i trashëgueshëm dhe mbante përgjegjësinë e drejtimit të forcave ushtarake. Edhe jeta ekonomiko-shoqërore kishte veçoritë e saj në Dardani. Shfrytëzimi i pasurive natyrore dhe bujqësia ishin me rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Institucioni i skllavërisë ishte shumë i përhapur dhe paria dardane përdorte edhe shumë robër lufte si skllevër. Shtresa e madhe fshatare varej nga pronarët e mëdhenj të tokave dhe paguante qiranë e përdorimit të tokës. Në kohën e lulëzimit të Mbretërisë Dardane, territori i saj shtrihej në veri deri në qytetin Nais (Nish) dhe kufizohej me autariatët e skordiskët, kurse në jug deri në rrjedhën e lumit Vardar në kufi me Paioninë.3 Vendbanimi në kalanë e Shkupit4 Emblema e DardanisëFjalorEkspansion – zgjerimi KMWſLXGCK\\QVÅTKOGXGtë një shteti, duke pushtuar tokat e vendeve të tjera.25

