Page 28 - Demo
P. 28


                                    Mbretëria Dardane dhe RomaGjendja e vazhdueshme e luftës mes dardanëve dhe maqedonasve e detyroi Mbretërinë Dardane të mbajë një qëndrim bashkëpunimi me Romën. Batoja, biri i Longarit u ftua nga romakët për t’iu bashkuar një koalicioni antimaqedonas në vitin 200 p.e.s., së bashku me mbretin e ilirëve, Pleuratin, të birin e Skerdilajdit. Për më shumë se 30 vjet, dardanët vazhduan të luftonin përkrah romakëve kundër Maqedonisë, me qëllim që të shtrinin autoritetin e tyre edhe në Paioni. Por, pas pushtimit të Maqedonisë dhe Paionisë nga romakët ndodhi një ndryshim i madh në raportet e dardanëve me ta. Ishte e qartë se romakët dëshironin shtrirjen e sundimit të tyre mbi gjithë Ballkanin, ndaj në fund të shekullit II p.e.s., filloi një periudhë e gjatë konfliktesh mes Mbretërisë Dardane dhe Romës. Dardanët sulmuan territoret e pushtuara nga Roma ose lidhën aleanca me kundërshtarët e saj në Ballkan. Si pasojë në fillim të shekullit të I p.e.s., ndodhën disa përplasje të armatosura mes romakëve dhe dardanëve. Me gjithë fuqinë e madhe romake, dardanët u shfaqën si kundërshtarë shumë të fortë. Vetëm në vitin 76 p.e.s., pas një betejë të fortë dhe të pabarabartë me romakët e drejtuar nga konsulli Gai Skribon Kurioni, Dardania pushoi së ekzistuari si formacion shtetëror i pavarur. Me gjithë masakrat mizore të konsullit romak mbi popullsinë dardane, rezistenca antiromake nuk u shua plotësisht. Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Mbretëria Paione synime ekspansioniste aristokraci fisnore skllavëria pozitë strategjikeHistori përmes arsyetimit Mbretëria Dardane ishte një nga formacionet e rëndësishme shtetërore ilire në antikitet. Shpjegoni ndikimin e strukturës ekonomike të mbretërisë mbi strukturën e saj shoqërore. Si ndikonte rivaliteti në fushën e politikës së jashtme të Mbretërisë Dardane mbi sistemet e saj të aleancave? Ku mbështetej taktika ushtarake dardane?Histori përmes analizës Identifikoni shtrirjen gjeografike të Mbretërisë Dardane. Renditni disa prej qendrave kryesore urbane të Dardanisë, duke vënë në dukje lidhjen e tyre me qendrat e sotme në rajon. Shpjegoni kushtet që çuan në krijimin e shtetit dardan dhe tregoni formën e tij. Analizoni marrëdhëniet e Dardanisë me Romën dhe përshkruani interesat e palëve në këtë marrëdhënie. Krahasoni nivelin e përgjithshëm të zhvillimit të shtetit dardan kundrejt atij të ilirëve të jugut.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurive5 Pamje e gërmimeve arkeologjike në UlpianëFakte historikeQëndresa e dardanëve ndaj pushtimit romak ishte legjendare. Historiani romak Frontini në punimin e vet “Stratagemat” përmend se “...kur në luftën e Dardanisë, njëri nga pesë legjionet e vendosura në rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang shërbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte komandantin e paarsyeshëm në një ekspeditë të vështirë e të rrezikshme, Konsulli G. Kurioni urdhëroi katër legjionet e tjera të dilnin të armatosura dhe të radhiteshin në formacion luftarak me armë të zhveshura...”. Ushtria romake gjeti qëndresë të fortë te dardanët dhe u soll mizorisht me ta. Kujtimi i masakrave romake në Dardani u ruajt për një kohë të gjatë.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32