Page 29 - Demo
P. 29


                                    Tematika IKonfliktet iliro-romakeNë mesin e shekullit III p.e.s., qendra e mbretërisë ilire u zhvendos në territorin e labeatëve dhe ardianëve me kryeqendër Shkodrën. Dinastia e re që erdhi në krye të shtetit ilir ishte ajo e Agronit, e cila pati shumë sukses në fuqizimin ekonomik, politik dhe ushtarak të mbretërisë. Historian grek i antikitetit Polibi vëren se në vitet ‘30 të shekullit III p.e.s., “Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë”. Pikërisht kjo forcë e madhe ushtarake e ilirëve u pa qartë në ndërhyrjet shumë të suksesshme ushtarake të ushtrisë dhe flotës së Agronit në Etoli dhe Epir. Fitorja e bujshme e Agronit ndaj ushtrisë etole në qytetin Medion në 231 p.e.s., u pasua nga vdekja e papritur e mbretit ilir. Agroni u pasua në fronin ilir nga Teuta, bashkëshortja e tij e parë, e cila vazhdoi më tej punën e të shoqit për fuqizimin e mbretërisë ilire (si mbretëreshë regjente). Suksesi i ushtrisë së Teutës, drejtuar nga gjenerali i saj Skerdilajdi, në Foinike (Finiq) të Epirit, ishte dëshmia tjetër e forcës së ilirëve. Shtetet e tjera mesdhetare, veçanërisht Greqia, Maqedonia dhe Roma e ndiqnin me kujdes dhe shqetësim rritjen e peshës së ilirëve në rajon. Veçanërisht e shqetësuar ishte Roma, që kishte synime territoriale në Ballkan. Kjo ishte arsyeja kryesore e konflikteve të shumta të saj me mbretërinë ilire, të cilat zgjatën më shumë se 60 vjet (nga 229 p.e.s. deri në 168 p.e.s.).Lufta e parë iliro-romake u zhvillua në vitet 229-228 p.e.s., dhe përfundoi me fitoren e romakëve. Fati i luftës nuk u vendos aq nga veprimet ushtarake, sesa nga qëndrimi pro-romak i qyteteve të rëndësishme si Dyrrahu (Durrësi), Apollonia, Isa (Vis, Kroaci). Nga ana tjetër, edhe tradhtia e Dhimitër Farit, një prej gjeneralëve të Teutës, i ngarkuar me mbrojtjen e Korkyrës (Korfuz), i cili i dorëzoi armikut flotën ilire, favorizoi fitoren e romakëve. Teuta u detyrua të nënshkruante traktatin e paqesme Romën më 228 p.e.s. Kushtet e paqes ishin padyshim të rënda për mbretërinë ilire. Ajo detyrohej t’i paguante tribut (taksë) me këste romakëve, të mos lundronte në jug të Lisit (Lezhës) me më shumë se dy anije të paarmatosura dhe të hiqte dorë nga një pjesë e madhe e territorit të saj. Pas traktatit të paqes, Teuta u largua nga froni ilir, për t’u zëvendësuar nga Dhimitër Fari. Me ardhjen në pushtet, ai filloi të ndiqte një politikë të pavarur nga Roma dhe arriti ta forcojë sërish mbretërinë ilire. GrmicëhistorikeIliria dhe Roma Tema 7“...Pastaj pretori arriti në Skodra, e cila ishte pika më me rëndësi e luftës, sepse Genti e kish zgjedhur këtë si fortesë të gjithë mbretërisë, duke qenë vendi më i fortë i labeatëve dhe i vështirë për t’u afruar. Ky qytet rrethohet prej dy lumenjsh; prej Klausalit (Kiri) që rrjedh nga ana lindore pranë qytetit dhe në perëndim prej Barbanës (Buna), lumë që buron nga liqeni labeat...Të rrethuarit po të kishin mbyllur portat dhe të kishin qëndruar duke i ruajtur muret dhe kullat e portave, duke vendosur në ta ushtarë, do t’i kishin prapsur romakët nga muret dhe do t’i kishin bërë të dështonin. Por ata dolën nga porta dhe, në fushë të hapur, nisën luftën me romakët, duke treguar më shumë guxim sesa qëndresë...” “Libri XLIV”, Tit LiviFjalorProvincë – territor i perandorisë romake jashtë gadishullit italik.Kolonë italikë – qytetarë romakë prej gadishullit italik, që vendoseshin në provinca së bashku me të drejta pronësie dhe administrative.Pamje nga kalaja e Shkodrës127
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33