Page 30 - Demo
P. 30
Politika e pavarur nga Roma që po ndiqte Dhimitri, u bë shkaku i luftës së dytë iliroromake më 219 p.e.s. Romakët sulmuan qytetet kryesore të mbrojtjes ilire që ishin Dimali (Krotinë) dhe Fari (Hvar, Kroaci). Të dyja këto qytete nuk i bënë ballë për shumë kohë sulmeve romake dhe pushtimi i tyre shënoi edhe rënien e rezistencës së mbretërisë së Dhimitër Farit, i cili u largua për t’u vendosur në oborrin e mbretërisë maqedonase. Pas dështimit të dytë në luftërat me Romën, në fronin e mbretërisë ilire erdhi fillimisht Skerdilajdidhe më pas i biri i tij, Pleurati. Të dy këta u përpoqën t’i ribashkonin territoret ilire në një shtet të vetëm dhe të rifuqizonin ushtrinë dhe flotën e mbretërisë. Sidoqoftë, kjo u arrit vetëm në 181 p.e.s., me ardhjen në fuqi të Gentit, i cili mori një sërë masash për forcimin e pushtetit mbretëror, reformimin e sistemit ekonomik e financiar të mbretërisë, fuqizimin e ushtrisë dhe orientimin e politikës së jashtme drejt marrëdhënieve miqësore me Maqedoninë. Në rastin e konflikteve të Romës me Maqedoninë, mbretëria e Gentit mbajti hapur krahun e Maqedonisë, ndaj konflikti i saj me Romën u bë i pashmangshëm. Lufta e tretë iliro-romakeu zhvillua më 168 p.e.s. Genti ishte përgatitur të luftonte fort si në det, ashtu edhe në qytetet pro-romake të Ilirisë. Por ushtria romake ishte pothuajse dy herë më e madhe dhe ilirët filluan shpejt të pësonin disfata si në det, pranë Apolonisë, ashtu edhe në frontin tokësor. Qëndresa e fundit e Gentit u bë në Shkodër, që ishte edhe kryeqyteti i mbretërisë së tij, por që ra në duart e romakëve pa shumë rezistencë. Genti dhe familja e tij u çuan robër në Romë. Vetëm dhjetë ditë pas rënies së Shkodrës, romakët pushtuan përfundimisht mbretërinë maqedonase dhe, në 167 p.e.s., edhe Epirin. Shtetet më të rëndësishëm të Ballkanit u bënë kështu përfundimisht pjesë e territorit të administruar nga Roma.Iliria nën Perandorinë romakeMe pushtimin e Ilirisë, Maqedonisë dhe Epirit, dardanët ishin ata që rezistuan më gjatë dhe frymëzuan edhe disa kryengritje ilire kundër sundimit romak. Sidoqoftë, pas vendosjes së sundimit të plotë të Romës në Ballkan filloi një periudhë relativisht e gjatë paqeje dhe zhvillimi ekonomik e njohur si periudha e paqes romake (pax romana). Roma zbatoi një ndarje të re administrative në Ilirinë e jugut, të cilën e ndau në 4 provinca: Prevali që kishte si qendër Shkodrën, Dardania me qendër Shkupin, Epiri i Ri me qendër Durrësin dhe Epiri i Vjetër me qendër Nikopojën. Përveç ndarjes administrative, Roma kreu edhe një reformë të thellë agrare, sipas së cilës një pjesë e tokave ilire iu shpërnda qytetarëve romakë, kolonëve italikë dhe veteranëve të luftës. Një numër qytetesh ilire e humbën rolin e tyre të mëparshëm ekonomiko-administrativ dhe shkuan drejt rrënimit. Disa qytete të tjera morën statusin e kolonive romake si Bylisi, Shkodra, Durrësi apo Butrinti. Qytete të reja u shfaqën kryesisht përgjatë rrugëve kryesore të komunikimit që Perandoria Romake filloi të ndërtonte fill pas pushtimit. Kështu, rruga Egnatia, e ndërtuar për të lidhur Romën me Kostandinopojën (Stamboll, Turqi). kalonte nëpër portet e Durrësit, Apolonisë dhe Vlorës, e më pas nëpërmjet luginës së Shkumbinit dilte në Qafë Thanë, për të vazhduar drejt Selanikut e më tej në lindje. Përgjatë rrugës Egnatia lindën qytete të reja si Skampa (Elbasani), si dhe një numër i madh stacionesh rrugore për kalimin e natës dhe ndërrimin e kuajve të transportit.Fakte historikePirateria mesdhetare në ANTIKITETDHEhPIRATERIAILIREvDisa historianë romakë kanë paraqitur “piraterinë ilire” si shkakun kryesor të luftërave iliro-romake. Tukididi e paraqet piraterinë si një veprimtari normale në antikitet. Ai përmend se grekët ashtu si dhe barbarët ishin të dhënë pas piraterisë, qysh kur marrëdhëniet detare OKFKUXGPFGXGMKUJKPſNNWCTVÅzhvilloheshin. Duke sulmuar popuj që jetonin në fshatra të RCHQTVKſMWCTCCVCRNCÁMKVPKPduke siguruar çka ishte e domosdoshme për jetesë. Ky aktivitet nuk kishte në ato kohë ngjyrimet negative që merr sot, përkundrazi ai përmbante edhe elemente lavdie.eë, s ë. etëria ikti i sajake2 Mbreti Gent (Ilustrim)3 Pamje e rrugës Egnatia pranë Peqinit28

