Page 31 - Demo
P. 31


                                    Tematika IKultura në provincat ilirePeriudha e gjatë e paqes romake u karakterizua edhe nga një përhapje e gjerë e kulturës romake në provincat ilire. Qendrat kryesore të përhapjes së saj u bënë qytetet koloni dhe qytetet që u favorizuan nga afërsia me rrugët kryesore të komunikimit. Shumë ndërtime të reja me natyrë shoqërore, fetare dhe private ua ndryshuan pamjen qyteteve si Butrinti, Apolonia, Bylisi etj. Një zhvillim të madh morën edhe artet (skulptura, mozaikët, piktura murale), modelet e veshjes dhe e aksesorëve të saj, format e reja arkitekturore (të ndihmuara nga përdorimi për herë të parë i harkut, betonit, llaçit të gëlqeres dhe materialeve të ndërtimit prej qeramike) dhe zejet e ndryshme. Periudha e shekujve IV-VI p.e.s., e cila njihet edhe si periudha e antikitetit të vonë, shënon fillimin e ndikimeve kulturore të Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit). Gjatë antikitetit të vonë, në provincat ilire u ndërmorën shumë ndërtime me karakter ushtarak, si dhe u ngritën objekte fetare të kultit të krishterë (kisha dhe bazilika paleokristiane). Ndër bazilikat e shumta të zbuluara në vendin tonë, më të rëndësishmet janë ato në Arapaj (Durrës), Ballsh, Bylis, Butrint, Sarandë, Lin (Pogradec), Tepe (Elbasan) etj. Shumë nga dyshemetë e këtyre objekteve janë zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh, kurse muret me piktura murale me motive nga arti i hershëm i krishterë. Zhvillim të madh morën edhe skulptura, relievet, zejet e ndryshme dhe prodhimi bujqësor.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:beteja e Medionit regjent dezertim dinastipax romana kisha paleokristiane rruga EgnatiaHistori përmes arsyetimitIliria e Agronit ishte një fuqi e rëndësishme dhe me peshë në Gadishullin Ballkanik.Analizoni bazat e fuqizimit të mbretërisë ilire nën sundimin e tij.Evidentoni shprehje të kësaj fuqie të ilirëve.Me gjithë fuqinë dhe peshën e Mbretërisë Ilire, ajo nuk mundi t’i bënte ballë Romës.A mendoni se përplasja e Ilirisë dhe Romës ishte diçka e pashmangshme?Shpjegoni shkaqet e disfatës së Teutës nga Roma.Analizoni ndryshimet e aleancave të Mbretërisë Ilire në funksion të qëndresës ndaj Romës.Histori përmes analizësA përfundoi lufta e parë iliro-romake në një disfatë reale ushtarake?Vini në dukje qëndrimet e Dhimitër Farit gjatë konflikteve iliro-romake.Tregoni përpjekjet e vazhdueshme të ilirëve për t’i bërë ballë Romës dhe ku mbështeteshin ato.Shpjegoni disa prej ndryshimeve që solli vendosja e plotë e sundimit romak në Iliri.Cilat ishin disa prej risive në fushën e artit dhe arkitekturës si pasojë e ndikimit romak?Rruga e famshme Egnatia lidhte pjesën perëndimore me atë lindore të Perandorisë Romake. Një pjesë e rëndësishme e saj kalonte nëpër trojet ilire që kishin kështu një pozitë strategjike.A mendoni se kjo pozitë e favorshme strategjike e territorit të ilirëve, e më pas të arbërve e shqiptarëve, ka pasur një rol të madh në pushtimet e vazhdueshme që kanë pasuar njëri-tjetrin në këto troje?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveHyji Apolon,shek. IV p.e.s.,Butrint429
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35