Page 32 - Demo
P. 32


                                    Burimet e shkruara greke dhe romake për qytetërimin ilirVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Burimet e para mbi fiset ilire dhe vendin e tyre i gjejmë që në veprat më të lashta të letërsisë helene, qysh në poemat e Homerit, si për shembull te “Odisea”. Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut,diku në tokat pjellore të thesprotëvejeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme.Kështu më tha mbreti i thesprotëve,i cili pasi u bëri fli perëndive të pavdekshmekishte përgatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisurpër të çuar Odiseun në atdheun e tij.Me themelimin e kolonive të para helene si Dyrrahu, Apolonia etj., u shtuan kontaktet e botës ilire me atë greke, duke intensifikuar ardhjet e udhëtarëve e tregtarëve grekë. Burimet e shkruara të kësaj periudhe, japin përgjithësisht informacione lidhur me jetën dhe ekonominë e ilirëve. Historiani grek Hekateu shkruan se në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Ndërsa historiani dhe gjeografi grek Straboni shkruan në librin e tij “Gjeografia” (shek. I e.s.): “I ngrohtë dhe frytdhënës, plot me ullishta dhe vreshta ka qenë ky vend”.Një tjetër burim për Ilirinë na vjen nga autori Pseudo-Skymni, në veprën e tij “Pereigesis” (Përshkimi i botës), shek II-III p.e.s, në të cilën paraqet një tablo të viseve ilire dhe jetës së popullsisë.“Pastaj vjen Iliria, një tokë e gjatë,me shumë popuj brenda. Thonë se popullsia e saj është shumë e madhe;nga këta popuj disa banojnë në viset e brendshme, duke lëruar tokën,disa të tjerë anës së detit Adriatik,Kjo tokë ka një liqen të madh, të cilin e quajnë Lyhnid,anës detit është Epidamni qytet helen, të cilin e themeloi Korkyra,pranë tyre është Apolonia, e themeluar prej korinthasve dhe korkyrasve,dhe Oriku qytet helen në buzë të detit.”Burime shumë të rëndësishme vijnë nga autorët romakë, një ndër to është “Historia e Romës” (Illyrike) e shek. 2 e.s. nga Apiani. Statuja e HomeritStatuja e Odisesë1230
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36