Page 33 - Demo
P. 33


                                    Tematika IAi shkruan: “Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri në lumin Ister (Danubi i sotëm). Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonasve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon.”Një tjetër pasazh që përshkruan konfliktet iliro-romake na tregon për mbretin Agron:“Agroni ka qenë mbreti i atij vendi të ilirëve. Ai pushtoi disa vise të Epirit dhe Korkyrën, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe vendosi garnizone në to. Por meqenëse nisi të sulmojë me flotën e tij edhe vise të tjera të Jonit, ishulli Isa i kërkoi ndihmë romakëve. Këta dërguan delegatë së bashku me isasit për të parë se ç’të këqija u kishte bërë Agroni atyre. Por atyre u dolën përpara anijet ilire dhe vranë Kleemporin nga Isa dhe romakun Korongani. Për këtë shkak, romakët dërguan kundër ilirëve flotën së bashku me ushtrinë.” Të gjitha këto burime të shkruara historike formojnë një bazë të rëndësishme për rindërtimin e historisë së paraardhësve të popullit tonë, ilirëve.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton rolin dhe pozitën e popullsisë ilire në raport me popullsitë e tjera fqinje;• identifikon shtrirjen territoriale të viseve të banuara nga popullsia ilire dhe tipare të jetës dhe organizimit të saj;• analizon marrëdhëniet e ilirëve me fqinjët, aleancat dhe luftrat mes tyre;• argumenton karakterin autokton të ilirëve në trojet e gadishullit të Ballkanit.ZhvillimiNxënësit zhvillojnë (në mënyrë individuale ose në grupe, sipas zgjedhjes së mësuesit) hulumtime paraprake për të dhënat që vijnë nga burime të ndryshme lidhur me aspekte të jetës dhe veprimtarisë së ilirëve (shtrirja territoriale, jeta e përditshme, marrëdhëniet me popullsitë fqinje etj.). Për këtë mund të shfrytëzohen citimet e dhëna më sipër ose burime të tjera, sipas mundësive.Një vëmendje e veçantë sugjerohet t’i kushtohet marrëdhënieve dhe konflikteve iliro-romake, si një periudhë më e dokumentuar, sidomos nga historianët romakë. Në këtë drejtim, sugjerohet që të nxitet një diskutim në klasë, duke u përqendruar në pikat e mëposhtme:• shkaqet e konfliktit mes Mbretërisë Ilire dhe Romës;• gjendja e brendshme e Mbretërisë Ilire dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët (kryesisht maqedonasit dhe helenët);• ecuria e konfliktit dhe shkaqet e dominimit të Romës;• rrjedhojat afatgjata të sundimit romak në trojet ilire.Në përfundim, mësuesi kryen vlerësimin e punës së nxënësve bazuar në materialet suplementare të sjella, angazhimin individual ose në grup gjatë diskutimit, aftësisë për të analizuar dhe nxjerrë përfundime nisur nga shqyrtimi i materialeve burimore.UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaPunë hulumtuese, diskutim në klasë.3 Luftëtar ilirnit.sëmea ehen eve kë.uar njët në atë i i31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37