Page 35 - Demo
P. 35
Tematika IIDyndja e popujve dhe pasojat e saj Me ndarjen e Perandorisë Romake në dy pjesë (395), Iliria u përfshi në prefekturën e Ilirikut në Perandorinë Romake të Lindjes (Bizanti). Prefektura përfshinte katër provinca: Prevalin (veriu i Ilirisë deri në lumin Shkumbin), Dardaninë (përafërsisht territoret e Kosovës), Epirin e Vjetër (nga lumi Vjosa deri në Gjirin e Ambrakisë, Arta e sotme) dhe Epirin e Ri (territoret midis lumenjve Shkumbin dhe Vjosë). Gjatë shekullit IV, popullsia e këtyre provincave u përball me dyndjet e fiseve gote, hune dhe sllave. Ndryshe nga gotët dhe hunët, që plaçkitën vendin, dogjën fshatra, rrënuan qytete, rrëmbyen njerëz e më pas u larguan nga Iliria, fiset sllave siguruan leje nga perandorët bizantinë për t’u ngulur në Ballkan. Brenda një kohe të shkurtër (580-602), ata asimiluan popullsinë e pjesës veriore të Ilirisë, sepse ajo ishte edhe më e rrallë, dhe mbërritën para mureve të Durrësit dhe të Lezhës.Në Preval, Dardani, Epir të Ri dhe Epir të Vjetër, popullsia autoktone i bëri ballë asimilimit sllav. Arsyet kryesore ishin:• Iliria e Jugut ishte zonë ekonomike e zhvilluar, me qendra të mëdha qytetare. Nëpër territorin e saj kalonin rrugë të rëndësishme tregtare. • Popullsia ishte më kompakte dhe kishte nivel më të lartë kulturor. • Terreni ishte malor dhe bregdeti kishte shumë baza të fortifikuara. Në këtë pjesë ishin ngritur formacionet shtetërore ilire. • Sllavët që depërtuan në Ilirinë e Jugut u asimiluan me kalimin e kohës. Harta etnike mbeti e pandryshuar. Vazhdimësia etnokulturore Emërtimet ilir-arbër-shqiptar pasqyrojnë tri etapa të zhvillimit të popullit tonë. Në këto forma, vihet re një vazhdimësi etno-kulturore që vërtetohet me anë të të dhënave arkeologjike, gjuhësore dhe etnografike.Të dhëna arkeologjike Në disa relieve të zbuluara në vendbanimet fshatare, pasqyrohen njerëzit e punës, bujq e zejtarë me veshje tipike ilire. Edhe muret e kështjellave mesjetare janë ngritur mbi muret antike. Këto provojnë se bashkësia etnike ilire nuk kishte pushuar së ekzistuari.GrmicëhistorikeTema 1 Mesjeta e hershme arbërore, vazhdimësia etnokulturoreNë burimet e shkruara, ilirët përmenden me këtë emër deri në shek. VI. Nga shek. XI në dokumentet e shkruara, banorët e Ilirisë së Jugut njihen me emrin arbër, ndërsa vendi Arbëri. Emri arbër/Arbëri rrjedh nga emri i një fisi ilir, Albanoi, që banonte në rrethinat e Durrësit. Edhe sot, ne njihemi në botë me emrin e vjetër, albanë. Shumë më vonë, dora-dorës, u kalua nga emri arbër e Arbëri në një emër me rrënjë më të lashtë, shqiptar dhe Shqipëri, pasi lidhet me gjuhën shqipe. FjalorAsimilim – shkrirja e një populli ose e një kombi, duke humbur veçoritë e tij kombëtare dhe duke përvetësuar gjuhën, zakonet etj., të një populli ose kombi tjetër.Autokton – pjesëtar i RQRWNNUKUÅſNNGUVCTGVÅPLÅvendi; banor i një vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohët më të lashta.Prefekturë – njësia më e madhe administrative në Perandorinë Romake.Provincë – nënndarje më e vogël se dioqeza.Strateg – komandant epror me fuqi ushtarake dhe civile në Perandorinë Bizantine.Thema – ndarje administrative politikoushtarake në Perandorinë Bizantine.33

