Page 36 - Demo
P. 36


                                    Të dhëna gjuhësoreTashmë, gjuhësia e ka pranuar gjuhën shqipe si vazhduese të drejtpërdrejtë të një dialekti të ilirishtes së lashtë. Nga ilirishtja kanë ardhur deri sot një mijë emra njerëzish e sendesh: Bardus – Bardhyl, Bistum – Bisht etj; emra qytetesh, malesh e lumenjsh: Skodra, Lisus, Ulcinum etj. Të dhëna etnografikeDisa elemente të veshjes ilire, si xhubleta, fustani e fustanella, përparja me thekë, opingat, këmisha dalmatika, kapuçi i liburnëve, shallet dardane etj. dëshmojnë se trevat e banuara nga iliro-arbrit (shek. V-VI) kishin një kulturë materiale të përbashkët. Meqenëse të dhënat e para për të u zbuluan në fillim në Koman të Pukës (1898), kultura arbërore njihet ndryshe edhe si kultura e Komanit (shek. VIVIII). Ajo ka dy karakteristika. E para lidhet me trashëgiminë e vjetër, e cila vihet re te veglat e punës dhe armët, si sëpatat, thikat e majat e shigjetave; te stolitë, si fibulat, tokëzat etj. Disa varëse lidhen me veshjen ilire. Ato kanë trajtën e disa rrathëve, që paraqesin diellin, simbolin ilir. Në varreza janë gjetur objekte ilire si sumbulla gjysmësferike, rruaza bikonike e stringla të punuara në bronz.Karakteristika e dytë lidhet me kushtet e reja historike, me ndikimet e kulturave të mëdha të asaj kohe: latine e greke. Banorët kishin gjuhën e tyre (albaneska), e njohur si vazhduese e gjuhës ilire, e dallueshme nga ajo greke dhe latine.Jeta politike në Arbëri (shek. VIII-X)Si rezultat i dyndjeve sllave, sundimi bizantin në tokat arbërore u dobësua mjaft. Administrata bizantine në Epirin e Ri e të Vjetër ishte shpërbërë. Drejtimin politik Bust i një gruaje dardane nga Verbani pranë Kllokotit. Shek. III e.s.12 Stoli dardane34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40