Page 37 - Demo
P. 37


                                    Tematika IIe kishin marrë në dorë forcat lokale. Në krahinat e brendshme u ruajt autonomia politike e familjeve arbërore, me të cilat fillon historia e shtetit mesjetar.Në fillim të shekullit IX, pushteti qendror bizantin forcoi pozitat e tij mbi trevat arbërore dhe u bë një riorganizim administrativo-ushtarak, në bazë theme. Në krye të saj qëndronte strategu, i cili kishte pushtetin ushtarak dhe civil, i emëruar nga perandori bizantin.Trevat arbërore u ndanë në disa thema. Rivendosja e pushtetit bizantin mënjanoi deri diku vetëqeverisjen dhe solli rritjen e detyrimeve që shkonin në arkën qendrore. Shqiptarët e shprehën hapur pakënaqësinë e tyre në konfliktin ndërmjet Bizantit dhe Bullgarisë, duke mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Bizantit.Histori përmes termave dhe emrave Për secilin term apo emër shkruani një fjali për të shpjeguar domethënien e tij: kultura e Komanit dyndja e madhe e popujve popullsi autoktone thema strateg autonomiHistori përmes arsyetimit Renditni skematikisht argumentet e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Fiset sllave erdhën në Ballkan në periudhën e Dyndjes së Madhe të popujve.A mendoni se ato u vendosën në territore të lira apo gjetën aty një popullsi autoktone dhe çfarë marrëdhëniesh u vendosën mes tyre?Histori përmes analizës Evidentoni arsyet e mosasimilimit të ilirëve në Ilirinë e Jugut. Përshkruani mënyrën e organizimit administrativ në trevat arbërore në fillim të shek. IX. Tregoni problemin kryesor politik në shek. IV-IX. Analizoni konceptin e “kulturës materiale unitare” në kontekstin e vazhdimësisë etno-kulturore shqiptare. Argumentoni pasojat e dyndjeve barbare në territoret e banuara nga ilirët. Mblidhni dëshmi nga krahina juaj për vazhdimësinë iliro-shqiptare. Analizoni shprehjen: Të gjithë atë vend (Epirin) në kohët e vjetra e banonin fiset e thesprotëve, molosëve, që shtriheshin deri në malet Keraunia... Edhe tani, atë vend e banojnë në fshatra të mbledhura e të shpërndara, arbrit, racë ilire. (Autor bizantin i shek. XIV)Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveFakte historikeHistoriani bizantin e përshkruan kështu qëndrimin armiqësor të arbërve (albanëve): “...Atë kohë edhe aleatët tanë të dikurshëm, albanët dhe latinët, pjesëtarë të së njëjtës bashkësi politike e fetare me ne, u bënë në mënyrë krejt të papritur armiq të Perandorisë...”.GA-IHAL!TALIATIviti 1043SERBIAKROACIAOhriTHEMA E SELANIKUTTHEMA EDURRËSITTHEMAE PELOPONEZITUdha MbretKufijtë e themaveThema e DurrësitThema e NikopolitThema e SelanikutD E T I A D R I A T I KD E T I J O NTHEMA E NIKOPOLIT3 Harta e themave35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41