Page 38 - Demo
P. 38


                                    Pushtimet e huaja (shek. IX-XIII) E ndodhur në një pozitë kyçe strategjike midis Lindjes dhe Perëndimit, Arbëria, veç sundimit bizantin, u përball me disa rreziqe dhe pushtime. Nga mesi i shekullit IX, bullgarët pushtuan luginat e Devollit, të Shkumbinit dhe të Vjosës deri në Durrës e Vlorë, por jo qytetin e Durrësit. Atë e shpëtoi Gjon Krisili, arkond i Durrësit, i prirë drejt një politike të pavarur, i cili lidhi aleancë me mbretin bullgar. Aleanca asnjanësoi rrezikun bizantin dhe përjashtoi krahinën e Durrësit nga sulmet bullgare deri në vitin 990. Bullgarët u tërhoqën nga tokat arbërore pas disfatës që pësuan afër Beratit (1018). Për disa krahina, pushtimi bullgar zgjati 150 vjet, por nuk solli ndikime të ndjeshme në jetën ekonomike, shoqërore e kulturore të popullit shqiptar.Pas rënies së shtetit bullgar, për arbrit u shfaq një rrezik tjetër, sulmet e serbëve nga veriu. Shteti i tyre filloi të zgjeronte territorin në tokat e Arbërisë Veriore deri në lumin Drin. Qendra e tij u bë Shkodra. Në lindje u shtri në Prizren e në Shkup, kurse në jug deri në Durrës. Pasi pushtuan Durrësin, serbët u ndalën vetëm në Kostur për shkak të disfatës që u shkaktoi ushtria bizantine. Pushtimi serb në Shqipërinë Veriore u shoqërua me dhunë politike, ekonomike e kishtare. Megjithatë, vetë populli arbëror nuk pati ndryshime thelbësore.Pa u larguar rreziku serb, u shfaq rreziku norman. Robert Guiskardi, mbreti norman, nga Italia e Jugut ëndërronte të krijonte një perandori të madhe. I mbështetur dhe nga papa Grigori VII, në pranverën e vitit 1081, ai së bashku me të birin, Boemundin, pushtuan Vlorën, Kaninën, Orikumin, Bylisin, Butrintin dhe Korfuzin. Durrësin e rrethuan nga toka e nga deti, por nuk e morën dot, pasi e shpëtoi flota venedikase. Kundër tyre luftoi vetë perandori bizantin Aleks Komneni. Në betejën e zhvilluar në juglindje të qytetit të Durrësit, perandori bizantin u shpartallua, sepse nuk priti ndihmën e arbërve. Normanët e shtrinë sundimin deri në Greqi. Pas tre vjetësh, Guiskardi u tërhoq nga Arbëria, e cila kaloi përsëri nën sundimin bizantin.Në tetor 1107, Boemundi pushtoi për herë të dytë bregdetin arbëror. Arbrit ishin të pakënaqur nga taksat e rënda të bizantinëve prandaj pranuan të bëhen aleatë të tij. Me ndihmën e tyre, normanët u shtrinë në Lindje deri në grykat e Tema 2 Arbëria midis Lindjes dhe Perëndimit (zhvillimet politike në shek. XI-XIV)Grmicëhistorike“Unë, Dhimitri, Panhyrpersevast dhe arkond i madh betohem mbi katër ungjijtë e shenjtë, se do të kem paqe me Raguzën dhe raguzanët, të cilët do të enden të sigurt në të gjithë tokën time, pa asnjë taksë doganore, të lirë e të sigurt në tokë dhe në det...”Fragment nga marrëveshja me Republikën e Raguzës, 1209Luftëtarë arbër, pikturë murale në muzeun e Krujës136
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42