Page 41 - Demo
P. 41
Tematika IIHistori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:pushtim bullgar pushtim serb Principata e Arbrit simbolet e shtetit dukat (formacion shtetëror)Histori përmes arsyetimitIdentifikoni pushtimet e huaja në hapësirë dhe në kohë (shek. XII-XIII).Pushtimi bullgar serb norman bizantinShtrirja territorialePeriudha kohoreNë shek. IX-XIII, territoret arbërore u bënë pre e shumë pushtuesve të huaj.Përse mendoni se tokat e arbërve ishin kaq të lakmuara nga të huajt?Histori përmes analizësPërshkruani marrëdhënien e arbërve me pushtetin qendror bizantin dhe si ndikonte ajo në raport me pushtuesit e tjerë.Tregoni si u shmang pushtimi bullgar i Durrësit.Evidentoni rëndësinë e Principatës së Arbrit si formacion shtetëror.Argumentoni pse Principata e Arbrit konsiderohet një shtet.Evidentoni palën me të cilën Dhimitri lidhi aleancë dhe shpjegoni se çfarë i mungonte kësaj aleance.Krahasoni: Sipas mendimit tuaj, cili ishte pushtimi më i egër dhe që shkaktoi më shumë pasoja në trojet e Arbrit gjatë shek. IX-XIII?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveNë kohën e Dhimitrit, Principata e Arbrit arriti kulmin e fuqisë së saj. Ai ishte i rrethuar nga bujarë shqiptarë, të cilët e kishin njohur atë si kryezot të tyre.Principata e Arbrit zinte një të tretën e trojeve të banuara nga arbrit dhe kishte simbolet e një shteti, si stema, vula etj. Qendra e saj ishte Kruja.Principata u krijua në kushte të pafavorshme. Atë e rrezikonin tri shtete kundërshtare: Mbretëria serbe e Rashës në Veri, Dukati Venedikas rreth qytetit të Durrësit dhe despotati i Epirit. Për këtë arsye, Dhimitrit i duheshin aleatë, prandaj më 1209, nënshkroi një traktat me Republikën e Raguzës (Dubrovniku i sotëm). Po atë vit, ai u afrua me Papën Inocenti III, nëpërmjet të cilit do të siguronte aleatë kundër Venedikut. Pas vdekjes së Dhimitrit më 1216, pushtetin në principatë e mori e veja e tij dhe Grigor Kamona, bashkëshorti tjetër i saj. Më 1257, në krye të principatës u emërua një feudal bizantin, çka shënoi nënshtrimin e plotë të shtetit të Arbrit.Principata e Arbrit shënoi bashkimin e parë politik të një pjese të konsiderueshme të trevave arbërore dhe çlirimin e tyre nga pushtimi i huaj. Falë saj u krijuan kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor, si dhe për konsolidimin e popullit shqiptar. Principata e Arbrit hodhi themelet e traditës shtetërore te shqiptarët.FjalorDinasti – një varg monarkësh të së njëjtës familje, që kanë sunduar ose vazhdojnë të sundojnë në një vend njëri pas tjetrit.Dinjitar – ai që zinte një vend të rëndësishëm në shoqëri, në hierarkinë feudale etj.Vasal – feudal që i nënshtrohej një feudali tjetër më të madh, një princi ose një mbreti.39

