Page 42 - Demo
P. 42
Despotati i EpiritVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Kryqëzata e Katërt i dha një goditje të fortë Perandorisë Bizantine, e cila praktikisht u shpërbë në disa shtete më të vogla. Pasi kryqtarët pushtuan Kostandinopojën, një pinjoll i familjes perandorake të Engjëllorëve, Mihal Engjëlli krijoi një zotërim të pavarur që përfshinte zonën ndërmjet Maleve Akrokeraune, Gjirin e Artës (Ambraki), lumin Vjosa dhe maleve të Pindit. Dokumentet e kohës e njohin atë si despotati i Epirit ose i Artës. Në të bënin pjesë qytete e kështjella si Arta, Janina, Himara, Berati dhe Durrësi. Shumica dërmuese e popullsisë së despotatit ishte arbërore. Për këtë arsye, ai është i lidhur me historinë e popullit shqiptar në një periudhë të turbullt historike, të karakterizuar nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme, si dhe nga mungesa e stabilitetit. Fundi i këtij formacioni shtetëror erdhi për shkak të konflikteve të jashtme sidomos me Nikenë, por edhe për shkak të problemeve të brendshme, sidomos të marrëdhënies mes pushtetit qendror me popullsinë arbërore.Linke të sugjeruarahttp://forumi.shqiperia.com/threads/despotati-i-epirit.27352/https://sq.wikipedia.org/wiki/Despotati_i_Artështtp://cdn.www.ikub.al/upload/d5/d5e72fcb-fda7-4474-a8ff-3bf2908c70e5.docxObjektivat e të nxënitNxënësi/ja:• shpjegon rrethanat historike të krijimit të despotatit të Epirit;• identifikon kufijtë e tij në periudha të ndryshme, duke treguar veçanërisht shtrirjen e tij në territoret shqiptare;• vlerëson rolin e familjes së Engjëllorëve në krijimin e Despotatit të Epirit;• evidenton vendin e Despotatit në përpjekjet për ringritjen e Perandorisë Bizantine;• analizon rolin e elementit shqiptar në jetën e brendshme të Despotatit dhe në konfliktet me formacione të tjera shtetërore konkurrente; • analizon faktorët e rënies së Despotatit dhe situatën e popullsisë shqiptare në ngjarjet që shoqëruan shembjen e tij dhe rivendosjen e sundimit bizantin.ZhvillimiParaprakisht, mësuesja orienton nxënësit për të grumbulluar materiale rreth historikut të Despotatit të Epirit. Ora e veprimtarisë praktike zhvillohet në dy pjesë:UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaPunë në grupe, përgatitje e një posteri.Hyrja e kryqtarëve në Kostandinopojë1 40

