Page 43 - Demo
P. 43


                                    Tematika IIPjesa I (20 min.)Mësuesja parashtron para nxënësve disa pika diskutimi lidhur me tematikën e veprimtarisë praktike dhe i ndan nxënësit në tri grupe që do të kenë si objekt të punës së tyre aspekte të veçanta të historisë së Despotatit të Epirit.Grupi I: Formimi i shtetit të Despotatit të Epirit• Rrethanat historike të krijimit dhe fillimeve të despotatit;• shtrirja territoriale e tij;• marrëdhëniet e despotatit me shtetet e tjera rivale të së njëjtës periudhë.Grupi II: Shqiptarët dhe Despotati i Epirit• Marrëdhëniet mes popullsisë shqiptare dhe sundimtarëve të despotatit;• autonomia e shqiptarëve në kuadër të despotatit;• marrëdhëniet e elementit shqiptar me grupet e tjera etnike që përbënin popullsinë e despotatit.Grupi III: Faktorët e shkatërrimit të Despotatit të Epirit• Roli i Despotatit të Epirit në përpjekjet për ringritjen e Perandorisë Bizantine;• konfliktet e despotatit me shtete të tjera sidomos me Perandorinë bullgare dhe atë të Nikesë;• ndikimi i pakënaqësive të shqiptarëve në rënien e despotatit dhe situata e tyre nën sundimin e ri bizantin.Pjesa II (20 min.)Gjatë kësaj pjese, mësuesi/ja ndihmon në koordinimin e grupeve të ndryshme, me qëllim përgatitjen e një posteri ku të pasqyrohen aspektet e ndryshme të historisë së Despotatit të Epirit, duke marrë shtysë nga puna përgatitore që nxënësit kanë bërë paraprakisht në pjesën e parë të orës së veprimtarisë praktike.Në fund, mësuesja kryen vlerësimin e nxënësve, duke parë kontributin e tyre për materialet e gjetura dhe angazhimin e tyre gjatë orës së veprimtarisë praktike.2 Teatër i lashtë epirot41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47