Page 44 - Demo
P. 44
Qytetet, qendra zejtare e tregtareQytetet e trashëguara nga antikiteti, si: Durrësi, Ulqini, Shkodra (shih hartën e qyteteve), filluan të funksiononin si qendra administrative-ushtarake-kishtare. Krahas tyre, në shek. IX-XI, u shfaqën qendra të reja qytetare, si: Kruja, Gllavenica, Prizreni, Dibra, Drishti, Sarda, Himara etj. Qyteti më i madh i asaj kohe ishte Durrësi. Pas tij vinin Shkodra në veri dhe Berati e Vlora në jug.Me kalimin e kohës, në të dyja kategoritë e qyteteve arbërore u ravijëzuan tiparet e tyre si qendra zejtare-tregtare, të ngjashme me ato në Evropën Perëndimore dhe bizantine.Në qytetet bregdetare kishte kantiere për ndërtimin e anijeve dhe nxjerrjen e kripës. Zejet kryesore që u zhvilluan në të gjitha qytetet ishin përpunimi i metaleve, veshmbathja, ushqimi, ndërtimi etj. Zejtarët u bashkuan në korporata, të cilat, në dallim nga ato në Perëndim, ishin nën kontrollin e shtetit që merrte një sasi të caktuar prodhimesh zejtarie.Në qytet bëhej shkëmbimi i prodhimeve zejtare, bujqësore e blegtorale. Lidhja e fshatarit me tregun qytetar ishte një dukuri e zakonshme. Qytetet luanin një rol të rëndësishëm për lidhjen e krahinave arbërore dhe të qyteteve të pellgut të Mesdheut. Në qytetet arbërore zunë vend mjaft tregtarë të huaj qysh në shek. XI dhe formuan kolonitë e tyre.Popullsia dhe organizimi i qyteteve mesjetare në ArbëriNumri i popullsisë në qytete sa vinte e rritej, p.sh., Durrësi kishte 25000 banorë. Banorët e qyteteve që kishin statusin e qytetarit ndaheshin në fisnikë dhe popullorë. Fisnikët përfshinin sipërmarrësit e mëdhenj, pronarët e anijeve, tregtarët, nëpunësit e lartë komunalë dhe pronarët e mëdhenj të tokave. Fisnikët para emrit mbanin titullin “zot” dhe i kishin shtëpitë e tyre në pjesën më të lartë dhe më të mbrojtur, me mure dytësore, të qytetit.Tema 3 Ekonomia dhe shoqëria në qytetin dhe fshatin mesjetar arbërorGrmicëhistorike“Për prodhimet e mira, qytetet kishin fituar emër të mirë përtej tokave arbërore. Shkodra ishte e njohur për shpatat, derdhjen e kambanave, për përpunimin e arit dhe të argjendit dhe për zbukurimin e veshjeve me ar e argjend. Ulqini njihej për derdhjen e kambanave, Prizreni për përpunimin e arit dhe të argjendit, Berati dhe Drishti (sot nuk ekziston) për përpunimin e mëndafshit. Vlora ishte e dëgjuar për prodhimin e shpatave dhe për përpunimin e mëndafshit.” “Esnafet shqiptare”, Z. ShkodraRAGUZË KOTORR MEDUNBALACDRISHTSHKODËRDEJELEZHË SHËNGJIN(MEDUA)SHUFADARODONDIBËRKËRÇOVËPËRLEPOhërKOSTURMANASTIRBERATBREGPIRGSPIRANCËKANINËHIMARËSOPOTGJIROKASTËRBUTRINTSAJADHËKASTROVICË JANINËARTËPARGËDURRËSLAGJL.ErzenL.ShkumbinL.SemanL.VkosëJELIÇEPEJËTREPÇEZVEÇANPRISHTINËJANINËLIPIAN NOVOBRDËPRIZREN L.DrinSHKUPZHABUNBUDVATIVARULQINI TA L I AD E T I J O ND E T I A D R I A T I KHarta e qyteteve dhe e qendrave tregtare mesjetare 142

