Page 45 - Demo
P. 45


                                    Tematika IIPopullorët përbëheshin nga disa shtresa: zejtarët dhe tregtarët e vegjël, çirakët e kallfët, punëtorët e krahut e detarët, të ardhurit nga fshatrat. Në fillim kjo kategori kishte pak të drejta, të cilat erdhën duke u rritur.Përveç të drejtave, banorët e qyteteve kishin edhe një varg detyrimesh ndaj shtetit, si taksën e shtëpisë e të tregut, dhuratat e disa shërbime në qytete etj.Shtëpitë ishin prej guri dhe druri, kurse lagjet mbanin emrin e një shenjti. Në kushtet e sundimeve të huaja, qytetet njihnin autoritetin e perandorit ose mbretit.Në jetën e përditshme, qyteti drejtohej nga këshilli i fisnikëve. Ai zgjidhte të parin (kontin) e qytetit. Pranë tij ishin gjyqtarë, noterë, këshilltarë etj. Në disa qytete kishte edhe dy këshilla (i madh dhe i vogël), që qeverisnin vendin, të ngjashëm me parlamentin me dy dhoma.Qytetet bashkë me rrethinën përbënin një komunë. Komunat filluan të gëzonin disa privilegje, të trashëguara nga e kaluara dhe të njohura nga sundimtarët e huaj. Me kalimin e kohës, ato u kthyen në statute, sipas të cilave qeverisej komuna. Statute kishin Shkodra, Durrësi, Ulqini, Drishti etj. Komunat kishin një administratë me karakter ekzekutiv e ushtarak. Në Durrës, dy ushtarakë (“magjistra të betuar”) mbani rendin. Në Drisht, Tivar e Lezhë komandant ushtarak njihej vojvoda. Çdo komunë kishte vulën dhe monedhat, megjithatë ato nuk u kthyen në republikashtet, si Venediku, Raguza etj.Fshati arbërorNë fshatin arbëror, marrëdhëniet feudale lindën si në të gjithë shtetin bizantin. Në fillim, forma kryesore e organizimit shoqëror ishte bashkësia fshatare. Nga ligji agrar (shek. VIII) që ka vepruar në krejt perandorinë, mësohet se në gjirin e bashkësisë kishte ndodhur një diferencim i madh ekonomik. Si pasojë e tij, në shekullin IX, në një krah dalin njerëz të pasur, feudalë, me emra “të fuqishëm” (dinatë) ose “të mëdhenjtë” (megistanes), dhe në krahun tjetër fshatarët e thjeshtë, të rënë ekonomikisht (parikë). Në zonat fushore e kodrinore, fshatarët kaluan në varësinë e feudalëve. Ndërsa në krahinat e brendshme, bashkësia dhe fshatarët e lirë u ruajtën deri në shekullin XV. Në tokat arbërore, gjatë sundimit bizantin, u ndeshën këto kategori të pronave dhe të zotëruesve të tyre:TOKA PËRDORUESI/ZOTËRUESIStratiotika – pronë tokësore shtetërore e kushtëzuar me detyrim ushtarak.Stratioti – fshatari, ushtar në kohë lufte. Pronia – pronë tokësore shtetërore e kushtëzuar me detyrim ushtarak.Proniari – feudali, zotërues toke, ushtarak në kohë lufte.Bashtina – pronë tokësore private. Bashtinari – pronari i tokës.Territoria – pronë tokësore private jashtë qytetit.Fisnikët e qytetit – pronarë toke.Tokat e institucioneve fetare – pronë tokësore private. Kleriku – pronar toke.Fshatarët arbërorë banonin kryesisht në fshatra, në vendbanimet e tyre të përhershme. Shtëpitë e tyre ishin prej guri dhe prej dërrase, të lyera me baltë dhe të mbuluara me kashtë.2 Stema e qytetit të Shkodrës43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49