Page 47 - Demo
P. 47
Tematika IIPushtimet e huaja dhe qëndresa e arbërveNë mesin e shek. XIII, trevat arbërore ndodheshin nën sundimin e disa shteteve njëkohësisht. Ato të veriut ishin nën Serbinë, ato të jugut nën despotatin e Epirit, kurse krahinat e brendshme, nën Bizantin. Ndërsa të gjithë ultësirën bregdetare midis Durrësit, Krujës dhe Butrintit e kishin zaptuar anzhuinët. Ata vendosën një administratë ushtarake me një mëkëmbës të Karlit I Anzhu, sundimtarit të tyre. Krerët vendas u dëbuan dhe u shpronësuan për të kënaqur anzhuinët e sjellë. Banorët e qyteteve u ngarkuan me taksa të rënda. Si pasojë, arbrit u kthyen shpinën anzhuinëve dhe ndihmuan bizantinët për t’i larguar nga Arbëria (1258).Por arbrit nuk luftuan vetëm kundër anzhuinëve. Politika centralizuese bizantine dhe rëndimi i barrës së taksave bënë që qëndresa kundër bizantinëve të kalojë në kryengritje të armatosur në vitet 1330-1335. Kryengritja u shtri në krahinat e Ohrit, të Devollit, të Kolonjës, të Epirit. Kryengritësit çliruan kështjellat e kësaj zone, në të cilën gjendeshin bazat e fundit politike të sundimit bizantin (1335).Perandori bizantin u detyrua të sjellë repartet mercenare turke, të stërvitura për luftë në terrene malore. Me një kryengritje të dytë, Arbëria u shkëput përfundimisht nga sundimi bizantin (1341).Në verën e vitit 1336, mbreti serb Stefan Dushani pushtoi tokat deri në Thesali. Ai e shpalli veten perandor të vendeve bizantine, sllave e shqiptare. Kudo u vendos një administratë e përbërë nga serbët e pasuesit e tyre. Krerët arbër që rezistuan, u burgosën dhe u shpronësuan, ndërsa pronat iu kaluan feudalëve serbë. Nga pikëpamja e fesë, ndodhi një konvertim i dhunshëm në fenë ortodokse serbe, e cila bie në sy në përdorimin e gjerë të emrave sllavë në atë periudhë. Për pasojë, sundimi serb u prit me kryengritje dhe banorët e Kosovës nuk u asimiluan. Ata ruajtën gjuhën, doket, zakonet e individualitetin e tyre.Principatat territoriale të shek. XIVMe vdekjen e Stefan Dushanit (1355), mjaft familje të mëdha arbërore u bënë forca e vetme politike sunduese në vend dhe krijuan disa principata të mëdha.Principata e Shkodrës ishte nën drejtimin e familjes së Balshajve. Balsha Plaku me tre djemtë e tij: Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshën II u shkëput i pavarur nga sundimi serb. Pjesëtarët e familjes cilësoheshin me titujt: “Senjor”, “dukë”, “autokrat”, “Zot i të gjitha tokave të Arbrit”. GrmicëhistorikeTema 4 Organizimi politik në Arbërinë e shek. XIV-XVMbreti Robert Anzhu i Napolit nisi vajzën e vet Helenën për t’u martuar me princin e Moresë. Gjatë lundrimit, një furtunë e nxori Helenën në Durrës. Helena u martua me Tanush Topinë. Sipas literaturës perëndimore, mbreti nuk ua fali. Pas disa vjetësh, gjoja sikur u pendua, i thirri për vizitë në Napoli dhe i lau hesapet me të dy, duke i helmuar.1 Karl I Anzhu2 Stefan Dushani45

