Page 48 - Demo
P. 48


                                    Principata e Durrësit u themelua nga Tanush Topia, që e mori titullin kont nga Papa. Kulmin e saj, Principata e arriti gjatë qeverisjes së Karl Topisë.Principata e Muzakajve, emri i së cilës vinte nga familja me të njëjtin emër, me origjinë nga Opari i Korçës, u themelua nga Andrea II Muzaka (1330-1370) dhe e arriti shtrirjen më të madhe gjatë qeverisjes së Teodor II Muzaka (1371-1389). Zgjerimi i principatave u bë në dy mënyra: nëpërmjet lidhjeve martesore dhe nëpërmjet luftërave, që padyshim sollën rrënime, shkatërrime, vrasje dhe forcimin e fituesit. Nga lidhja martesore me Muzakajt, Balshajt morën krahinën e Vlorës deri në lumin Seman.Principatat kishin aparatet e tyre shtetërore, të përbëra nga pjesëtarët e familjes dhe nga të afërmit e tyre. Me interes ishte aparati në principatën e Shkodrës. Ai përbëhej nga nëpunës të përgatitur. Në krye të tij ishin tre vëllezërit Balsha dhe në ndihmë të tyre kishin nëpunës të doganës dhe funksionarë të tjerë. Secili nga djemtë qeveriste një krahinë të caktuar, kurse në arenën ndërkombëtare principata paraqitej unike. Ata u njihnin qyteteve statutet, zakonet dhe doket. Balsha II e përqendroi gjithë pushtetin në duart e tij. U bë riorganizimi i arkës shtetërore për një administrim më të mirë të të ardhurave, të cilat siguroheshin nga taksat, si: e dhjeta, nga doganat, tregtia e kripës dhe pasuritë tokësore. Ai ngarkoi si përgjegjës të thesarit një sipërmarrës të njohur venecian. Të gjitha këto masa sollën përsosjen e aparatit shtetëror të centralizuar. DETI JONDEABOLIS(Devoll)BELAGRADA(Berat)VALONA(Vlorë)SPIRANCA(Spiranca)DURAHUM(Durrës)DiokleaBudva DriniErzeniTivarUlcinum(Ulqin)CRAY(Krujë)SkraparBUTHRTUM(Butrint)PeloponezGjiri i PatrësKorfuzJaninaMuzakajtZenevistëtDukagjinëtZentaGropajtItaliaGjiri i KorinthitDespotati i JaninësParamithiaArtaSardumPRISRENUM(Prizren)ARGYROCASTRA(Gjirokastra) HimaraDrinii ZiShkumbiniDETI ADRIATIKPersonazh historikNga familja e Balshajve më i madhi ishte Balsha II me cilësimin “Zot i të gjitha tokave të Arbrit”. Veç rolit në fushën ushtarake, ai u dallua në fushën legjislative. Balsha II synonte të formonte një mbretëri shqiptare, prandaj u ruajt në kujtesën e disa brezave si mbret. Nga familja e Topiajve më i madhi ishte Karl Topia. Ai e quante veten “Zot i gjithë vendit të Arbrit”, kurse Papa i dha titullin “Kont i madh i Arbrit”. Karli u përpoq ta shpallte veten trashëgimtar të ligjshëm të Mbretërisë së Arbrit.Nga familja e Muzakajve më i madhi ishte Teodor II Muzaka (1371-1389), i cili, për shkak të ndihmës që i dha perandorit bizantin në bashkëpunim me Balshajt, kundër Vukashinit serb, u nderua me titullin e lartë despot, i vetmi sundimtar shqiptar me këtë titull të lartë bizantin. Dha jetën në betejën e Fushë-Kosovës (1389).Despotati shqiptar i Janinës nëvitet 1374-1400Principata e Muzakajve në vitet 1330-1389Principata e Balshajve në vitet 1355-1385Principata e Durrësitnë vitet 1388-13923 Harta e principatave arbërore4 Stema e Balshajve46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52