Page 49 - Demo
P. 49
Tematika IIHistori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:mëkëmbës politikë centralizuese asimilim etnikshtet unitar taksa aparat shtetërorHistori përmes arsyetimitShkëputja e trevave arbërore nga sundimet e huaja u shoqërua me krijimin e disa principatave që paraqisnin shkallë të caktuara të organizimit politik.Argumentoni përse principatat arbërore konsiderohen si shtete mesjetare.Histori përmes analizësAnalizoni pasojat negative të pushtimeve të huaja në shek. XIII-XIV.Tregoni shtrirjen më të madhe të tri principatave më të mëdha arbërore, duke u bazuar te harta. Evidentoni përfaqësuesit më në zë të principatave arbërore.Shpjegoni qëndrimin e familjes së Balshajve ndaj qyteteve që bënin pjesë në principatën e tyre.Analizoni shkaqet e dështimit të principatave arbërore, duke dalluar ato të brendshme dhe të jashtme.Hartoni një përmbledhje mbi principatën që ka vepruar në krahinën tuaj.Shpjegoni tekstin e kësaj diplome:....Privilegj i dhënë të nderuarit dhe fisnikut zotit Karl, zot i Shqipërisë në viset gjatë bregdetit të Durrësit... I lartpërmenduri me të bijtë dhe me trashëgimtarët e tij në Venedik e përjashta, të gëzojnë për gjithnjë e të shfrytëzojnë çdo liri, mirësi, imunitet e nder që gëzojnë qytetarët e tjerë të Venedikut. (Nga diploma e dozhës së Venedikut, 15 prill 1366)Nga fillimi i shek. XIV, arbrit patën konfliktet e para me turqit osmanë. Analizoni rrethanat historike të shfaqjeve të para të osmanëve në Ballkan. Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivePrincipatat kishin simbolet e tyre shtetërore. Balshajt kishin si simbol gojëdhënën e krijimit të Ulqinit (Ulcinum – ujk). Karl Topija, me prejardhje franceze nga nëna, kishte si simbol një luan të shoqëruar me zambakët e anzhuinëve. Muzakajt në fillim kishin si simbol një zjarr që ndizej dhe shuhej, që nënkuptonte zona të pasura me naftë, dhe më vonë shqiponjën e zezë me dy krerë të dhuruar nga perandori bizantin. Dukagjinët kishin si simbol një shqiponjë me një kre në ngjyrë të bardhë.Ato kishin vulat dhe monedhat. Me fjalë të tjera principatat kishin tiparet e shteteve mesjetare. Principatat arbërore dështuan, sepse kishin përballë shtete të mëdha. Ndeshjet me njëra-tjetrën sollën dobësimin e tyre. Shpesh pronat e familjes sunduese ndaheshin midis trashëgimtarëve. Ndonëse dështuan, principatat arbërore e ngritën në një shkallë më të lartë traditën shtetërore. Ato, dhe në mënyrë të veçantë shteti i Balshës II, shënuan fillimin e një shteti unitar mesjetar arbëror.FjalorDespotat – shtet i vogël në mesjetë, që sundohej nga një princ nga familja perandorake bizantine dhe që mbante titullin despot.Diplomë – akt, vendim i kryetarit të Republikës së Venedikut.Stema eKarl Topisë56 Stema e Muzakajve47

