Page 50 - Demo
P. 50
Kultura dhe artiPër sa i përket kulturës arbërore, ajo u ndikua fuqishëm nga kulturat që lidheshin me Kostandinopojën dhe Romën. Ritmet e zhvillimit ishin më të ulëta se gjatë jetës politike të pavarur, çka dëshmohet edhe nga veprat që kemi trashëguar nga principatat e pavarura arbërore. Zhvillimi kulturor shfaqet në radhë të parë në arkitekturë. Monumentet e asaj kohe ndahen në civile dhe kishtare. Te civilet bëjnë pjesë banesat popullore dhe kështjellat. Kështjellat (shek. XII-XIV) janë dy llojesh: rrethore, me një hyrje me tri porta (në Shkodër, Berat, Krujë, Petrelë, Prizren etj.) dhe katërkëndëshe(kështjella e Bashtovës.) Në grykat e lumenjve, si Shkumbin, Seman, Vjosë etj., u ndërtuan kështjella më të vogla.Sipas stileve të ndërtimit, kishat ndahen në: bizantine (Arbëria e Jugut) ku veçojmë kishat në kështjellën e Beratit; romanike(Arbëria Veriore) ku përmendim Kishën e Shasit 22 m e gjatë dhe 7 m e gjerë, nga e cila ruhet fasada dhe kishën e Manastirit të Deçanit (shek. XIV); gotike, ku përmendim kishën e Shirgjit, e cila ka mjaft elemente të këtij stili; të përziera, ku dallojmë kishën e Manastirit të Pojanit. Mjaft prej tyre nuk i shpëtuan shkatërrimeve të luftës dhe të periudhës së diktaturës komuniste.Edhe arti figurativ njohu zhvillim në Arbërinë mesjetare. Gjinitë kryesore të saj ishin mozaikët, pikturat murale (afresket) dhe ikonat kishtare. Mozaikët tokësorë dhe muralë janë vazhdim i periudhës antike (Baptisteri i Butrintit dhe bazilika e Linit, shek. VI-VII, ai i Manastirit të Mesopotamit të Delvinës (shek. VI-VII) deri në mozaikun e Durrësit).Piktura murale u zhvillua më shumë se mozaikët. Tematika e saj kryesisht është kishtare. Dallohen afresket e kishës së Rubikut (1272), ato të Manastirit të Pojanit, të kishës në Maligrad të Prespës, të kishës së Mborjes, të kishave të Beratit etj.Në pikturat e hyrjeve të kishave ndeshen elemente reale nga jeta e përditshme, portrete të ndërtuesve, të dhuruesve, të perandorëve etj. (Kisha e amfiteatrit në Durrës, manastiri i Pojanit etj.) Nga skenat më të realizuara në pikturën murale janë “Larja e këmbëve”, “Dasma në Kanë të Galilesë”, “Lutja në malin e ullinjve” etj. Tema 5 Arti, kultura, letërsia, arsimi dhe besimi në Arbërinë mesjetareGrmicëhistorike“Qysh para se të hynim në atë qytet, peshkopi i vendit, i nderuari Troj, na doli përpara, i shoqëruar nga kleri e nga populli. Pas kësaj, në praninë tonë, të klerit dhe të fisnikëve të atij qyteti nënshkroi dokumentin. Po guxojmë t’i pohojmë Hirësisë suaj se një përkushtim ndaj Zotit, të tillë lot e gëzim, vështirë ta kemi ndeshur në popuj të tjerë.” Dokumente kryesore për Historinë e Shqipërisë, vëll. II Relacion nga Elbasani drejtuar Papës më 5191 Kisha e Krishtit në DeçanRrënoja të Dioqezës së Shasit248

