Page 51 - Demo
P. 51
Tematika IIIkonat më të bukura të pikturuara në dru janë: “Shën-Maria me Krishtin” dhe “Dyert e Bukura”, të gjetura në kishën e Bllashtojës (Prespë e Korçës).Një vepër me vlera historike dhe artistike është “Epitafi i Gllavinicës” (1373), i qëndisur me fije ari prej Gjergj Arianitit.Skulptura pati zhvillim të kufizuar, kryesisht në ballinat e kishave, në portat dhe dritaret, në varret monumentale etj.Arsimi dhe letërsiaArsimi dhe edukimi i brezit të ri bëhej brenda e jashtë vendit. Brenda vendit kishte shkolla pranë kishave, ku merrej arsimi në mënyrë individuale dhe të organizuar. Hapja e shkollave në trojet arbërore u bë me nismën e urdhrave kishtarë. Shkolla të tilla janë dokumentuar në Ulqin (1258), në Durrës (1278), në Shkodër (1345) etj. Pak të rinj mësonin në universitetet e Italisë, në Kostandinopojë, në Selanik dhe në Malin Athos (Greqi).Vepra me karakter fetarNë Arbërinë mesjetare, u rrit shumë numri i teksteve të shkruara, të cilat kishin kryesisht karakter fetar. Ndër to janë kodikët (tekste ungjillore), sidomos ata të Beratit, “Beratinus 1” dhe “Beratinus 2” (shek. IX). Një grup më vete përbëjnë disa jetëshkrime shenjtorësh që zhvilluan veprimtarinë në tokat shqiptare. a. Mozaiku i Mesaplikutb. Bazilika e krishterë e Linitc. Mozaik i kohës bizantine në amfiteatrin e Durrësit3a b cFakte historikeKodiku i Purpurt i Beratit (“Beratinus 1”, shek. VI) përmban ungjijtë e Mateut dhe të Markut dhe është shkruar me shkronja argjendi në pergamenë me një sfond të kuq (purpurt). Disa pjesë të tekstit të kodikut janë derdhur në ar. Përveç vlerave fetare, në kodikët MCVÅFJÅPCGVPQITCſMGrregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, nga fusha e së drejtës etj. Për vjetërsinë dhe vlerat e tij, Kodiku është regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin Kujtesa e Botës.Epitafi i Gllavinicës4Kapaku i kodikut të purpurt, shek.VI65 Dy kodikët e Beratit49

