Page 52 - Demo
P. 52
BesimiIlirët e përqafuan fenë e krishterë para se ajo të shpallej fe zyrtare në Romë (shek. IV). Shën Pali dhe shokët e tij zbritën në Apoloni për t’u shpërndarë në Ilirik e në Maqedoni. Qendrat kryesore të krishterimit u bënë Durrësi, Shkodra dhe Nikopoli. Arbrit kishin devotshmëri fetare, gjë që është shprehur në dokumentet e kohës, në numrin e madh të kishave të ndërtuara nga familjet më të mëdha arbërore, shumë prej të cilave kanë arritur deri në ditët e sotme. Mjaft arbër braktisën jetën e përditshme mondane dhe u kthyen në murgj. Në vendet e shenjta brenda dhe jashtë Arbërisë vazhdojnë që nga ajo kohë deri më sot pelegrinazhet me rastin e festave fetare.Arbrit trashëguan nga besimet tradicionale pagane disa rite, të cilat shoqëronin momentet kryesore të jetës së tyre. Shenjtorët e krishterë, si Shën Gjergji etj., nderoheshin dhe festoheshin, më tepër si luftëtarë kundër së keqes, njëlloj si për festat pagane. Prandaj besimi në Arbëri mori tiparet e një krishterimi popullor.Hartoni një ese të shkurtër mbi monumentet kulturore në krahinën tuaj.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: arkitekturë afresk ikona ndërtime civile urdhra kishtarë murg pelegrinazh fe paganeHistori përmes arsyetimit Kalimi nga fetë pagane në ato monoteiste (krishterim) në trevat ilire ndodhi herët. Më pas, ky besim u trashëgua edhe nga arbrit. Argumentoni përse besimi i krishterë në Arbëri mori karakter popullor.Histori përmes analizës Renditni disa nga veprat arkitekturore dhe ato të arteve figurative. Evidentoni disa nga shkollat e para në Arbëri. Identifikoni disa nga veprat mesjetare me të cilat mund të krenohemi. Përshkruani tipat e ndërtimeve mesjetare. Analizoni pse letërsia kishte kryesisht karakter fetar. Arsyetoni se ç’ndikim patën kulturat e mëdha mbi atë arbërore.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveARKITEKTURË Vepra dhe vendi_____________________________________________________________________PIKTURËVepra dhe vendi_____________________________________________________________________50

