Page 53 - Demo
P. 53


                                    Tematika IIITematika Arbrit (shqiptarët)në fund të shek. XIV– fillimin e shek. XX 3Gjatë kësaj tematike, nxënësi/ja:• përcakton arsyet e ardhjes së osmanëve në Ballkan dhe në territoret shqiptare;• evidenton përpjekjet e ballkanasve për qëndresë ndaj osmanëve; • përcakton momentet kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Gjergj Kastriot Skënderbeut;• shpjegon shkaqet e thirrjes së Kuvendit të Lezhës;• analizon vendimet e Kuvendit të Lezhës, duke vlerësuar rëndësinë e tyre;• analizon tiparet e shtetit nën drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut;• vlerëson rëndësinë historike të periudhës së Skënderbeut për kohën dhe të ardhmen;• shpjegon kushtet historike të fillesave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare;• shpjegon tiparet e programit politik të rilindësve shqiptarë;• evidenton reformat e Tanzimatit dhe ndikimin e tyre në çështjen shqiptare; • gjykon mbi vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit;• shpjegon organizimin dhe platformën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit;• evidenton përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare;• gjykon mbi rolin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët;• evidenton përpjekjet për zhvillimin e arsimit në viset shqiptare, duke evidentuar rolin e klerit në të;• përcakton momentet kyçe të lëvizjes kulturore-arsimore (1878-1900);• argumenton vlerat e Kongresit të Manastirit dhe faktorët që përcaktuan fitoren e alfabetit latin;• gjykon mbi rëndësinë e Kongresit të Elbasanit (1909);• shpjegon kushtet që çuan në kryengritjet antiosmane të viteve 1910-1912;• shpjegon kalimin nga platforma autonomiste në atë të Pavarësisë;• analizon vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës; • vlerëson rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë.besëlidhje, sanxhakbej, vasalitet, diplomaci, timar, spahinj, raja, esnafë, ejalet, vilajet, sanxhakë, pashallëk, sheriat, venome, statut, vezir, islamizim, koalicion antiosman, konfederatë ilirike, divani, vali, pashë, monarki feudale, Lëvizje kombëtare, Rilindje Kombëtare, nacionalizëm, ideologji, Kongresi i Berlinit, diasporë, autonomi, pavarësiKoncepte kyçe51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57